Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Berat, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
23-vjeçari me iniciale J.A, banues në fshatin Lybeshë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesën e tij.
Sipas dëshmive të fqinjëve, 23-vjeçari jetonte në kushte të vështira ekonomike, pasi të vetmin burim të ardhurash e merrte nga puna në pllakat e gurit, në malin e Tomorrit. Bazuar në këto dëshmi, mendohet se varfëria ka qenë arsyeja që e ka çuar të riun në këtë vendim.
Sipas medias lokale “BeratiNews”, dyshohet se i ndjeri vuante nga depresioni dhe kishte një gjendje të rënduar psikologjike.