Një ngjarje e rëndë është rregjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17 në Durrës.
Ku mësohet se persona të paidentifikuar kanë hedhur tritol në oborrin e banesës së 54-vjeçarit me iniciale Q.H,. sipas burimeve 54-vjeçari jetonte në banesë me bashkëshorten e tij.
Njoftimi i plotë i policisë
Durrës
Më datë 20.03.2019, rreth orës 01:15, në lagjen nr 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit Q.H., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lendë e dyshuar plasëse ,duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje , identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
(B.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post