Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozë, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën, pasi e ka zënë një masiv inertesh teksa ishte gërmuar për skrap.
26-vjeçari me inicialet A.R., është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të shumta nuk ka arritur të shpëtojë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 tek zona e Uzinës Autotraktor në Tiranë.
‘Sot rreth orës 13:00, në Shkozë, në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së autotraktoreve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A.R., 26 vjeç, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.’, sqaron policia.
(F.G/Faxweb.al)