Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gela të Italisë, ku një 41-vjeçare ka vrarë dy vajzat e saj, 7 dhe 9 vjeç e më pas ka tentuar të vetëvritet.
Portali online italian ‘Ansa.it’ shkruan se Giuseppa Savatta, vrau dy vogëlushet, Maria Sofia dhe Gaia, duke i helmuar me detergjent zbardhues.
Pas kësaj, raportohet se ajo tentoi të hidhej nga ballkoni i katit të dytë të një ndërtese, në një qendër historike të qytetit. Megjithatë gruaja shpëtoi falë ndërhyrjes së një fqinji.
Bashkëshorti 48 vjeçar i autores së krimit, Vincenzo Trainito, me profesion inxhinier, ishte ai që i kishte gjetur dy vajzat e tij të pajeta.
Nëna është ndaluar nga karabinierët të cilët po punojnë për të zbardhur detajet e krimit. (D.D/Shuplaka)