09:48 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarjet e Bularatit, Policia e Shtetit jep të gjitha detajet zyrtare

22:16 | 08/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjarjet e Bularatit, Policia e Shtetit jep të gjitha detajet zyrtare

Policia e Shtetit ka reaguar për zhvillimet e sotme në Bularat, gjatë ceremonisë së varrosjes së Kostantinos Katsifas, i cili u vra nga RENEA 11 ditë më parë.

Në njoftimin e policisë së shtethit thuhet se, nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Po ashtu mësohet se, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy persona, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrejtjen.

Policia e Shtetit shprehet, se gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste, e për të gjitha këto arsye në përfundim të ceremonisë, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas. Ndaj personave të shoqëruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Gjatë mesditës së sotme, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit K. K.

Policia e Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangien e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.

Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrejtjen.

Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas. Ndaj personave të shoqëruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Deklarata e fortë e ish-kreut të SHISH: Në Bularat kishte njerëz me armë!

Para

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: “Agimi i Artë” dhe ultranacionalistët grekë po kërkojnë emrat e skuadrës RENEA

Para
Artan Hoxha ‘zbulon’ arsyen pse u sulmua shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës: Nuk na latë fije dyshimi

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: "Agimi i Artë" dhe ultranacionalistët grekë po kërkojnë emrat e skuadrës RENEA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ekspertët i konsiderojnë masa “shkatërruese” për Kremlinin/ Çfarë pritet nga sanksionet e reja të Trump ndaj Putin dhe si do të “goditet” ekonomia ruse

Wadephul: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Nga Mirdita në Bruksel e deri në Lezhë, hakmarrja mes dy fiseve! Këta janë vëllezërit Kaza, dy prej tyre të vrarë brenda një viti, njëri i dënuar me 22 vite burg

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

FOTO/ Luis Enrique nderon vajzën e tij të ndjerë pas fitores së Ligës së Kampionëve

22 të vrarë pas sulmeve të fundit izraelite

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarfe”, Noka: Fleta ndodhet në Angli dhe vota u numërua nga Balla në Tiranë

Lufta në Gaza/ Izraeli bombardon ndihmat humanitare, 30 të vrarë dhe 120 të plagosur! Autoritetet: Kurthe masive vdekjeje!

FOTO/ Këta janë vëllezërit Kaza që u vranë brenda vitit nga gjakmarrja. Martin Kaza i dënuar me 22 vite burg, vrau në 1997 dy vëllezërit Gjini

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.