20:14 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ngjarjet e fundit në Elbasan mbledhin policë e prokurorë, çfarë po diskutojnë

14:58 | 28/09/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pamjet kur audi i blinduar godet makinën e policisë në Elbasan (VIDEO)

Ngjarjet e fundit në Elbasan dhe mediatizimi i tyre kanë vënë në Lëvizje policë e Prokurorë të cilët janë mbledhur në një takim për të analizuar veprimet e deritanishme nga ana e bardhebluve si edhe për të vendosur mbi mënyrën se si do të parandalohen këto veprime.

Ky takim është bërë me thirrjen e drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Sjellim ndërmend se pak ditë më parë, në lagjen ‘Syrja Dylgjeri’ në Elbasan, një mjet i policisë u godit nga një mjet i blinduar tip ‘Audi’. Ngjarje kjo e cila shkaktoi mjaft debate dhe akuza ndaj policisë, që nuk ndërhyri pavarësisht se autorët cënuan pikërisht figurën e Policisë së Shtetit.

Pas ngjarjes u zbulua se makina e blinduar ishte në pronësi të biznesmenit Petrit Çela dhe policia e ka shpallur në kërkim.

Më vonë lidhur me ngjarjen janë arrestuar edhe 3 persona. Mirëpo biznesmeni Petrit Çela i ka konsideruar këto vetëm mashtrime dhe me anë të avokatit të tij ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda 6 efektivë, ndër ta dhe Gjergj Oshafin, Nëndrejtorin e Policisë.

Kujtojmë se veprimet e Policisë vijnë pasi gazetari Blendi Fevziu publikoi një video të ngjarjes në emisionin e tij “Opinion” dhe policët zbarkuan në studion e tij, ndërkohë që për të kapur bandën e Elbasanit nuk është bërë asnjë punë. (D.D/Shuplaka)

Pas

Basha replikon me Xhafajn: PD nuk ka fuqi të manipulojë raportet e Interpolit, banorët në Elbasan janë kyçur për 2 vjet nga bandat e Sejdinit

Para

Asnjë fjalë për Elbasanin, Rama-opozitës: Ju as nuk skuqeni, as nuk zverdheni dhe as nuk nxiheni

Para
Asnjë fjalë për Elbasanin, Rama-opozitës: Ju as nuk skuqeni, as nuk zverdheni dhe as nuk nxiheni

Asnjë fjalë për Elbasanin, Rama-opozitës: Ju as nuk skuqeni, as nuk zverdheni dhe as nuk nxiheni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vendet afrikane po luftojnë për Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.