19:02 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarjet kriminale në vend, Lleshaj mbledh drejtuesit e policisë ne vend, ja porositë që u jep

13:46 | 14/08/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjarjet kriminale në vend, Lleshaj mbledh drejtuesit e policisë ne vend, ja porositë që u jep

Sander Lleshaj dhe Ardi Veliu

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor, ka reaguar edhe për ngjarjet kriminale në vend.

Lleshaj kërkoi me forcë rritjen e përpjekjeve parandaluese kundër personave me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë, të cilët përpiqen të shfrytëzojnë këtë periudhë për qëllime kriminale.

Siç raportohet ministri Lleshaj ka kritikuar disa drejtues vendorë për ngjarje kriminale të ndodhura gjatë muajit gusht, ndërkohë që ka përcaktuar përcaktoi detyra të qarta që duhet të ndiqen në periudhën në vijim.

Sander Lleshaj takim me drejtuesit e policise

Njoftimi i plotë

Ministri Lleshaj takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor. Gjatë takimit, drejtuesit e PSH raportuan për gjendjen e sigurisë dhe të rendit publik në vend.

Në fjalën e tij, Ministri i Brendshëm Lleshaj u ndal në mënyrë të veçantë tek nevoja e intensifikimit të punës së drejtuesve dhe strukturave të PSH kundër veprimtarisë së rëndë kriminale në vend.

Sezoni i suksesshëm turistik ka sjellë si rezultat që Shqipëria të ketë aktualisht rreth dy herë më shumë banorë sesa në ditët e zakonshme të vitit. Bashkë me rritjen e jashtëzakonshme të numrit të përgjithshëm të njerëzve në vend, janë rritur shumë edhe sfidat dhe problemet me të cilat duhet të merret Policia e Shtetit, e cila është po ajo.

Ministri Lleshaj kërkoi me forcë rritjen e përpjekjeve parandaluese kundër personave me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë, të cilët përpiqen të shfrytëzojnë këtë periudhë për qëllime kriminale.

Duke kritikuar disa drejtues vendorë për ngjarje kriminale të ndodhura gjatë muajit gusht, z. Lleshaj përcaktoi detyra të qarta që duhet të ndiqen në periudhën në vijim.

“Presingu” i mirëfilltë ndaj personave me profil kriminal, përfshirë edhe ata që kthehen në vend gjatë pushimeve, mbikqyrja parandaluese ndaj tyre, kontrollet e mjediseve të frekuentuara prej tyre, e automjeteve dhe e veprimeve u përcaktuan si detyrë e dorës së parë.

Po ashtu, u kërkua shtimi i kontrolleve për armëmbajtjen pa leje në mjedise publike si në qarkullimin rrugor, bare e diskoteka etj.

Ministri kërkoi angazhim të fortë për menaxhimin efektiv të qarkullimit rrugor, në kushtet e rëndimit të tij për shkak të flukseve të mëdha dhe të sjelljes së papërshtatshme të disa qytetarëve.

Për strukturat kundër Krimit Ekonomik u kërkua thellimi i angazhimit në operacionin e përbashkët kundër informalitetit në ekonomi.

  1. Lleshaj vuri theks të veçantë në masat kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, ku evidentoi nevojen për vigjilencë të pandërprerë në këtë fushë.

Të njëjtën vigjilencë kërkoi ai edhe në mbrojtjen nga zjarret në vend në kushtet e thatësirës dhe temperaturave të larta, duke përcaktuar detyra për të gjtha strukturat e PSH.

Një çështje që mori vëmendje të shtuar në takim ishte lufta kundër korrupsionit në radhët e vetë strukturave policore. Duke evidentuar numrin e shtuar të punonjësve të Policisë që janë arrestuar apo që janë në proces hetimi penal për korrupsion, Ministri tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të PSH, ndaj të cilëve kërkoi përgjegjësi maksimale në goditjen e çdo rasti të korrupsionit dhe të cënimit të integritetit në radhët e Policisë së Shtetit.

Në kushtet e volumeve shumë të shtuara të angazhimit të PSH, e cila ka kapacitete të limituara njerëzore, teknike dhe financiare, e vetmja rrugë e arsyeshme për sukses është bashkëpunimi efektiv me publikun. Në këtë drejtim u kërkua përmirësim i komunikimit, tërheqje efektive e informacionit dhe reagim i shpejtë ndaj tij. Mbetet sfidë e rëndësishme e PSH gjetja e rrugëve për rritjen e pjesëmarrjes së publikut në shërbim të sigurisë. Kushdo është i ftuar të ndajë me Policinë çdo informacion për persona të botës së krimit, ngjarje kriminale, kundërvajtje të ndryshme penale, armëmbajtje pa leje, shkelje të rregullave të qarkullimit, zjarreve etj.

Ministri i Brendshëm e vlerësoi faktin që drejtuesit e PSH dhe strukturat e saj janë në krye të detyrës, edhe në kulmin e sezonit të pushimeve në vend si dhe kërkoi që ky ritëm intensiv pune të vazhdojë me seriozitet edhe në ditët në vijim.

Etiketa: sANDER lLESHAJ
Pas

Edi Rama shiti Valdrin Pjetrin? Basha reagon ashpër: E dinte mirë se kush ishte, që kur inaguruan hotelin

Para

Basha nxjerr emrat/ Përveç Pjetrit, këto janë kryebashkiakët socialistë të lidhur me krimin, mes tyre dhe një femër

Para
Festa e Krishtlindjes, Lulzim Basha uron besimtarët

Basha nxjerr emrat/ Përveç Pjetrit, këto janë kryebashkiakët socialistë të lidhur me krimin, mes tyre dhe një femër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendosja e ushtarakëve në Los Angeles, guvernatorja e New York kritikon Trump: Po shpërdoron pushtetin!

Ky është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi! ‘Rrëfehet’ para mediave: Dëgjova zhurma të mëdha, kishte trupa rreth meje

Vuçiç shpërthen kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja: Jemi të pavarur në vendimmarrje, e papranueshme vënia në dyshim e autoritetit tonë

Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, Albin Kurti: Do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave

1 milionë ushtarë rusë të vrarë e të plagosur, Ukraina raporton shifrat: Kjo është kosto e Moskës nga nisja e luftës

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet online për shtetësinë amerikane

Serbia planifikon projektin “Trump Tower” në vendin simbolik të bombardimeve të NATO-s në Beograd

Federata Serbe zbulon stadiumin ku do të presë Shqipërinë më 11 tetor! Sfida do të luhet në ‘Rajko Mitić’, më i madh në Serbi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.