14:10 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarjet më pikante gjatë fushatës në Shqipëri

19:36 | 16/06/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjarjet më pikante gjatë fushatës në Shqipëri

Teksa jemi 9 ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, fushata duket se i ka ndezur më shumë se kurrë motorrët e saj.

Partitë politike duket se janë mobilizuar dhe i kanë harruar historitë e zgjedhjeve pa opozitën apo pa Edi Ramën kryeministër.

Të gjithë kanë aktivizuar më shumë se kurrë daljet LIVE në rrjete sociale apo televizione dhe debati politik është në kulmin e tij.

Të gjithë janë kureshtarë: Kush do ta formojë qeverinë pas 25 qershorit?!

Por kjo fushatë edhe pse është konsideruar përgjithësisht e qetë, ndoshta nga më të qetat e pluralizmit, ka patur momentet kulminante të cilat nuk kanë qenë të pakta dhe të parëndësishme. Madje disa prej këtyre momenteve kanë kushtëzuar sjelljet politike të disa partive dhe liderëve në vend.

Nëse do t’i përmblidhnim me një fjali, fillimisht kemi patur shkarkime masive në administratë aq sa presioni bëri që një punonjëse të fotografojë gjyshen e vdekur për të vërtetuar se kishte marrë leje jo për fushatë, dy raste dhune në Fier dhe Kavajë, Lul Berisha që i kërkon foto Blushit dhe ai vihet para përgjegjësisë, Rama shkarkon kameramanin e tij për “vjedhje”, Basha që takon presidentin Trump në Amerikë dhe deklaratat e forta të djeshme të Metës kur e quajti “Ebola” “Rilindjen” e Ramës.

Shkarkimet në administratë dhe rasti i vajzës me gjyshen e vdekur

Pas marrëveshjes Rama-Basha në 18 maj, disa ministra teknikë zëvendësuan disa nga ministrat e kabinetit Rama. Zv/kryeministrja teknike Ledina Mandija drejton Task Forcën për mbikëqyrjen e administratës publike që ajo të mos përfshiehet në fushatë gjatë orarit të punës.

Deri tani ka pasur disa shkarkime drejtorësh arsimorë, spitalesh, burgjesh dhe institucioneve të tjera. Shkarkimi I drejtorit të Postës Shqiptare Majlind Lazimi pse mbështeste LSI-në hapi një debat të gjerë dhe u pa nga kjo parti si një presion ndaj simpatizantëve të saj. Ky shkarkim solli me radhë disa heqje nga puna të drejtorëve që mbështesnin LSI-në por edhe parti të tjera si PS dhe PDIU-në.

Një nga rastet kur urdhri mbi administratën u konsiderua si i paarsyeshëm ishte rasti i vajzës që denoncoi te “Shuplaka” se Task Forca i kishte kërkuar asaj foto për të provuar vdekjen e gjyshes së saj pas largimit të saj nga puna dhe se nuk kishte shkuar në fushatë duke mbështetur ndonjë subjet politik.

Dy rastet e dhunës në Fier dhe në Kavajë

Maturanti 18-vjeçar Orgest Shkëmbi u dhunua para disa ditësh në Zharrëz të Fierit nga një person i cili ishte i afërm i tij pasi ishte simpatizant i LSI-së. Dhunuesi ishte militant i PS-së në Fier dhe kjo ngjarje mori përmasa të mëdha aq sa Meta shkoi në Zharrëz dhe bëri deklarata të forta për Ramën dhe Ruçin.

Ndërkaq, katër persona u arrestuan, Zaim Broakaj, 31 vjeç, Brikel Xhihani, 30 vjeç , Aurel Xhani, 43 vjeç , Gazment Kazazi 37-vjeç, pasi dhunuan aktivistin e një partie  në Kavajë, Alban Tafa 30 vjeç.

Pas dhunës së ushtruar, i dhunuari ngriti kallëzim penal në polici ku u shpreh se ishte rrahur për motive politike.

Lul Berisha i kërkon foto Blushit, ai: Më zuri pritë

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi tërhoqi  vëmendjen me  një foto të tij  me ish-kreu e bandës së Durrësit, i liruar prej disa muajsh nga burgu, Lulzim Berisha. Ky i fundit shfaqej krahas Ben Blushit, i veshur sportive dhe me syze.

Blushi u vu para përgjegjësisë nga opinion publik por u shpreh se nuk e kishte njohur Lul Berishën dhe pas daljes së videos që e tregonte këtë, çështja u qetësua.

Kameramani i Ramës arrestohet për  “vjedhje të celularëve në kryeministri” dhe në vende të tjera në Tiranë

Erind Vogli, i cili ishte shndërruar në tmerrin e Tiranës, mësohet se punonte në zyrën e Komunikimit në Kryeministri.

Në redaksinë e “Shuplakës”, mbërriti  dokumenti ku sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi ka firmosur urdhrin për shkarkimin e Erind Voglit, i cili punonte si kameraman në sektorin e informacionit, në Drejtorinë e Informacionit në këtë institucion, i cili është edhe më i rëndësishmi në Shqipëri.

Dokumenti është i datës  5 qershor të këtij viti, ku thuhet se Vogli i cili është arrestuar sot nën akuzën për vjedhje celularësh, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. 

Basha takon Trump në Amerikë

Kreu demokrat është takuar me presidentin amerikan Donald Trump. Basha ka njoftuar se ka mbyllur me sukses vizitën dyditore përtej Atlantikut ku ka takuar liderin amerikan.

“Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë”,-shkruan Basha. 

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët.Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve.Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët”,-shkruante Basha.

Deklaratat e forta të Metës në mitingun qëndror të LSI në Tiranë

Ish-kreu i LSI Meta ka dhënë dje deklarata dhe mesazhe të forta duke filluar nga Rama, Basha dhe Berisha. Ai iu përgjigj Bashës kur tha se demokratët ishin mësuar me lider me karakter jo me stomak për shprehjen e Bashës “hidhini teserat e LSI”.  Ai u shpreh po ashtu se Ebola e Shqipërisë është Rilindja.  Ai po ashtu u shpreh përsëri se lideri më serioz me të cilin ka bashkëpunuar është Berisha.

“LSI do të jetë forcë e parë sepse ne nuk mund të jemi rrotë më rrotë me Sierra Leonën,  e kemi dhe ne një sëmundje të tmerrshme, Ebola jonë quhet Rilindje, Ebola është mashtrimi dhe pabesia më e madhe që ka njohur kjo tokë mijëra e mijëra vjet”,-tha Meta.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: LSImetaPDps
Pas

Braktiset autobusi i kombëtares Shqiptare në autostradën Elbasan-Tiranë (FOTO)

Para

Rama dhe Basha përballen në Berat, kush kishte audiencë online më të madhe

Para
Janë shkelur të gjitha afatet, pse 8 Maji është afati i fundit i negociatave për Ramën (FATURA FINANCIARE)

Rama dhe Basha përballen në Berat, kush kishte audiencë online më të madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër – Dhunë fizike, kanosje, ndërtime pa leje dhe shkelje pronësie, procedohen disa shtetas

Bie prodhimi energjisë në janar-prill, HEC-et në Drin siguruan 47% të sasisë

Elbasan /Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”

Plagosja e çiftit në Gosë, shkak u bë qeni

Spiropali vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane për Kurban Bajramin

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

Goditen dy raste paligjshmërish në kufi/Kontrabandë me naftë në Qafë Thanë dhe prerje e paligjshme pyjesh në Kapshticë

Tiranë – Policia procedon dhe arreston dhjetëra shtetas për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama për të mbrojtur kanalin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.