21:40 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarjet në Fier dhe Korçë, deputetja e PD-së kërkon seancë dëgjimore me Tahirin

20:59 | 05/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë
0
Ngjarjet në Fier dhe Korçë, deputetja e PD-së kërkon seancë dëgjimore me Tahirin

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Fier ku burri vrau bashkëshorten dhe për ngjarjen sotme në Korçë, ku një baba vari dy fëmijët e tij e më pas u vari edhe veten.

Me anë të një postimi në Facebook, deputetja e qarkut Kukës shkruan se familja shqiptare po vuan mosekzistencën e shtetit.

Postimi i plotë i Hajdarmatajt:

Çfarë na duhen kuotat gjinore në politikë kur vendi është në një emergjencë kombëtare për kuotat e sigurisë së jetës, sidomos të grave? Sot, në krizën më të thellë që po lëngon shoqëria dhe familja shqiptare nga mosekzistenca e shtetit, ne grave deputete, (absolutisht të pakushtëzuara nga forca politike), duhet të shpallim me emergjencë, një mision kombëtar: “Gratë për gratë, nënat për nënat dhe mbi të gjitha, të gjitha bashkë për fëmijët, për engjëjt e pambrojtur nga instiktet mizore”.
Duke përkrahur me vlerësim, kërkesat e koleges Bregu, mendoj se zëri i saj nuk mund të mbesë vetëm një jehonë, për institucionet që janë në përgjumje ose të kapura nga korrupsioni dhe interesat e qeverisë.
Askush më mirë dhe më me kompetencë se sa Aleanca e Grave Deputete, mund të ndërmarrë nismat e theksuara nga deputetja Bregu për;
-Apel Presidentit të Republikës të mbledhë KLD për të monitoruar drejtësinë e vendimeve të gjykatave për viktimat e dhunës.
-Të thirret në seanca dëgjimore, Ministri i Brendshëm për të shpjeguar dështimin e policisë në zbatimin e urdhrave të mbrojtjes për gratë e dhunuara.
-Propozime urgjente ligjore për rëndimin e sanksioneve në legjislacionin kundër dhunës në familje.
Nuk ndreqet asgjë me mallkime, sharje, trishtim apo lutje.
Nevojitet një plan kombëtar veprimi konkret, për masat kundër dhunës në familje, para se këtë vend ta marrë vertetë lumi.

Etiketa: FiergratehajdarmatajkldKorçePDtahiri
Pas

Hidhet shorti i FA Cup, ja përballjet (FOTO)

Para

Kaos në FSHF, Kombëtaret U19 dhe U21 ende pa trajnerë

Para
Kaos në FSHF, Kombëtaret U19 dhe U21 ende pa trajnerë

Kaos në FSHF, Kombëtaret U19 dhe U21 ende pa trajnerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Kryeministri i Japonisë, do të japë dorëheqjen pas humbjes së madhe në zgjedhje dhe marrëveshjes tregtare me Trumpin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.