Një aksident ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Llajshevc.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture të markës “Opel Vectra” dhe “Golf 2”.
Sipas pamjeve shihet se akoma trupi i personit është në makinë, ndërkohë që mjetet janë shkatërruar plotësisht, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet policore.
Në anën tjetër kolona e pritje të gjata janë shkaktuar pas këtij aksidenti, ku deri në gjysmë ore është dashur të presin qytetarët që kanë frekuentuar këtë rrugë.