02:06 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjarjet në Mitrovicë, Tahiri: Serbia po cënon dialogun me Kosovën dhe paqen në rajon

23:56 | 29/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kosova
0
Ngjarjet në Mitrovicë, Tahiri: Serbia po cënon dialogun me Kosovën dhe paqen në rajon

Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka njoftuar BE-në për përpjekjet për të sulmuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, ditën kur ajo e ka hapur atë.

Një mjet shpërthyes është hedhur në afërsi të zyrës të mërkurën, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

“Ministrja Tahiri ka shprehur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se me këto akte destruktive të përdorimit të bombave dhe mureve, Serbia po pengon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe cenimin e dialogut për fqinjësi të mirë mes dy shteteve dhe janë kundër një paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.

Në një bisedë telefonike me drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, ministrja Tahiri ka deklaruar se “obstruksionet e Serbisë janë duke u përshkallëzuar dhe rrezikojnë destabilizimin e situatës, por të cilën institucionet e shtetit të Kosovës nuk do ta lejojnë në asnjë mënyrë”.

Në njoftimin e qeverisë së Prishtinës thuhet se, Angelina Eichhorst ka shprehur shqetësimet e BE-së për këto zhvillime negative dhe ka premtuar se BE-ja do të merret seriozisht me këto çështje dhe për zgjidhjen sa më të shpejt të tyre. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: dialogedita tahirikosoveserbia
Pas

Nuk paska qenë Shannon ajo që kërkoi divorcin por Marc Anthony, çifti ndahet zyrtarisht

Para

HOROSKOPI 30/12/2016

Para
HOROSKOPI 22/12/2016

HOROSKOPI 30/12/2016

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.