21:03 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ngjela: Amerika do godasë bandat Berisha-Meta, koha s’të fal kur e ke kundër vetes

09:29 | 02/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Amerika do godasë bandat Berisha-Meta, koha s’të fal kur e ke kundër vetes

Spartak Ngjela e ka cilësuar këtë vit të ri si një vit historik shqiptar, në të cilin fillon pa ndërprerje revanshi i moralitetit shqiptar kundër sunduesit hajdut. Ngjela shprehet se është e kotë të pritet që të ndryshojë politika amerikane, e cila do të jetë edhe më e ashpër ndaj bandave Berisha-Meta.

Në vijim të postimit të tij të gjatë, Ngjela shprehet se spektakli kundër krimit shtetëror shqiptar pritet që të jetë një shfaqje historike që do u shërbejë brezave të ardhshëm.

Postimi i Ngjelës 

Erdhi koha për shqiptarët që t’i mundin përfundimisht hordhitë e brendshme abuzuese. Viti 2017 do të jetë viti i suksesit historik shqiptar.

Historia ka qenë gjithmonë e kursyer me ta, sepse shqiptarët hynë vonë dhe fare të vetëm në rrjedhën e qytetërimit Europian. Shqipëria duhej të ishte një shtet i madh shqiptarësh, por lindi shumë i vogël, dhe shqiptarët rritën padrejtësisht territoret e fqinjëve.

Por, megjithatë, Shqipëria mbijetoi deri më sot me vuajtje të tejskajshme shoqërore: me varfëri dhe me izolim, me diktaturë dhe me vjedhës të pasurisë kombëtare. Por ja që mbijetoi. Tani, këti vit, fillon pa ndërprerje revanshi i moralitetit shqiptar kundër sunduesit hajdut.

Shqiptarët nuk i ndëshkuan dot krimet e diktaturës çnjerëzore hoxhiste në Shqipëri, por koha e solli që të ndëshkojnë abuzimin e këtyre banditëve që kanë drejtuar Shqipërinë në të paktën 20 vjet. Nuk kanë shpëtim.

Kot mundohen me vonesa, duke pritur së të ndryshojë politika amerikane në Uashington. Nuk ka kthim mbrapa, madje politika amerikane do të jetë edhe më e ashpër ndaj bandave Berisha – Meta, sepse këto banda janë orientale.

Shqiptarët, duke goditur Berishën do t’i vënë përfundimisht dërmën orientit kriminal shqiptar. Kot lodheni o të mjerë! Gjithçka është e vendosur nga koha.

Koha nuk të fal kur e ke kundër vetes. Gënjeshtra “Sali” do të varroset përfundimisht në Shqipëri. Këta dy muaj do të jenë muajt e festës shqiptare; gezimi popullor dhe funerali i hajdutërisë shtetërore shqiptare do të ecin paralel.

Spektakli kundër krimit shtetëror shqiptar, pritet të jetë një shfaqje historike që do t’iu vlejë brezave të ardhshëm në rregullimin e trajektores së vendosjes së moralitetit në Shqipëri. Moralitetit do të vendoset.

Shqipëria territoriale, keni për të parë, ajo do të jetë më e fortë se kurrë. Tetë milionët e shqiptarëve të Ballkanit do të fillojnë domosdoshmërisht fermentimin e tyre real kombëtar. Ngjarjet e Maqedonisë e provuan këtë. Nuk ka rrugë tjetër. Viti 2017 pritet të jetë viti i shqiptarëve në Ballkan.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: shbaSpartak Ngjela
Pas

Klajda Gjosha zbulon mikun e saj më të mirë dhe dëshirën më të madhe

Para

“Ëndrra Gjermane”, ja sa leje pune janë dhënë në 2016-ën

Para
“Ëndrra Gjermane”, ja sa leje pune janë dhënë në 2016-ën

“Ëndrra Gjermane”, ja sa leje pune janë dhënë në 2016-ën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Robert Francis Prevost, kush është Papa i ri që u zgjodh nga 133 kardinalët në krye të Vatikanit

Dom Gjergj Meta, ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.