Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza ndaj qeverive drejtuese duke ush shprehur eështë një bashkim underground të Ramës me Berishën dhe Bashën; për të frenuar Reformën në Drejtësi.
Me anë të një statusi në Facebook ndër të tjera avokati shkruan se “sot ka ardhur tamam koha që politika amerikanë të ekspozojë provat që ka për korrupsionin shqiptar të të gjithë ministrave e kryeministrave të të gjitha ngjyrave politike në Shqipëri.”
Statusi i plotë
Ja provat e korrupsionit….
Shiu që sjell përmbytje dhe shkatërrim autostradash me shkarje masive dherash e gurësh; provon çdo ditë vjedhjen e madhe që iu është bërë shqiptarëve.
- Ky është në fakt korrupsioni i provuar i Berishës për të gjitha rrugët, është prova e kapjes nga FBI-a, vetëm në bankat e Qipros, të 150 milionë dollarëve të ministrave të Berishës dhe të familjes së tij.
Por përmbytja e madhe e para disa ditëve, provoi saktë turpin korruptiv të qeverisë Rama që kishte futur nëpër xhepa 2/3-tat e fondit të kanaleve kulluese, hidrovorëve dhe riparimit të kolektorëve: gjithësej 40 milionë Euro.
Ky është një turp historik, por që, në fakt, e vuajnë shqiptarët.
Shumë shpejt shqiptarët do t’i dëgjojnë të gjithë “bëmat e mëdha” të vjedhësve të tyre të bashkuar në vjedhjen e tyre masive, por që çirren në sallën e Parlamentit në konflikte banale, dhe me sharje kalamajsh për të gënjyer shqiptarët.
Po, a e gënjejnë dot FBI-në që tani i ka provat kundër tyre?
Il.
Dje ambasadori amerikan, Donald Lu, foli ashpër kundër korrupsionit dhe i bëri thirrje rinisë shqiptare të ngrihet kundër tij.
Sigurisht që ka të drejtë.
Në fakt ky është një hap i ri amerikan kundër korrupsionit primitiv dhe barbar shqiptar.
Por nuk mjafton. Rinia, që të ngrihet; por edhe adultët shqiptarë po ashtu, duan provat.
Sot ka ardhur tamam koha që politika amerikanë të ekspozojë provat që ka për korrupsionin shqiptar të të gjithë ministrave e kryeministrave të të gjitha ngjyrave politike në Shqipëri.
Duhet të fillojë të deklarohen faktet që ka mbledhur FBI.
Por të mos harrohet se sot, kundërshtari më i madh i Reformës Antikorrupsion është kryeministri shqiptar, Rama.
lll.
Kjo duhet bërë patjetër, se ka një bashkim underground të Ramës me Berishën dhe Bashën; për të frenuar Reformën në Drejtësi.
Terapia më e mirë kundër kësaj sëmundjeje është “hapja e thesit” dokumentar të FBI-së.
Nuk heq dorë Rama nga “pakti” i tij antireformë me Bashën. Në fakt është krejt i paaftë; por në këtë rrugë pa krye e fut frika e tij.
Po në post pse rri ende kur e di që është i kapur?
Ka dy arsye të mundshme që Rama nuk tërhiqet nga posti i kryeministrit : ose e përplas frika në këtë pikë, e cila e detyron që të shfaqet edhe si një kolloun panairesh; ose e shtyn mëndjelehtësia se me mashtrime fëmijësh mund të bllokojë politikën amerikane në Shqipëri.
Prandaj; e vetmja rrugë e politikës së Uashingtonit dhe Brukselit është denoncimi botërisht i fakteve që janë kundër tij.(M.Q/Faxweb)