05:28 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ngjela “hedh dritë” mbi takimin e Bashës në Uashington, tregon kush e ndaloi kreun demokrat në një bisedë të gjatë

13:24 | 17/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Topalli, Bregu dhe Selami të jenë të gatshëm, me humbjen e Bashës, hapet rruga për të marrë PD-në.

Kur përmendet emri i SHBA-ve nuk mungon asnjëherë Avokat Ngjela. Ai duket se është kudo madje dhe brenda takimeve që zhvillohen atje me pjesëmarrjen dhe të përfaqësuesve shqiptarë.

Kështu ai ka komentuar dhe takimin mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe Presidentit Donald trump.

Sipas tij Basha shkoi atje për lesh dhe doli i qethur. Po sipas Ngjelës Baasha ka pasur një takim dhe me Brian Yee i cili e ka vendosur theksin te zbatimi i Reformës në Drejtësi.

“Republika e Re, i thanë amerikanët Bashës, është ajo që do të dalë pas vetingut dhe Reformës në Drejtësi.
Po vetingu dhe Reforma në Drejtësi, cilën republikë do të rrëzojë?
Reforma në Drejtësi dhe vetingu do të rrëzojnë republikën e korruptuar shqiptare që themeloi Berisha në vitin 1992.

  1. Bashë ziu shkoi në Uashington për lesh, dhe doli i qethur. 
    Na tregoi një foto me Presidentin amerikan Trump, dhe na tha me gojë të tharë se i ka folur atij
    për republikën e re.
    Po nuk na tha çfarë i thanë, se Presidenti Trump nuk kishte pritje me të, përveç dorës në një takim rutinë.
    Por i rëndësishëm është fakti që aty gjatë e ka mbajtur sërish Brian Yee.

Republika e Re, i thanë ata hapur Bashës, është Shqipëria e pas vetingut dhe ajo e pas Reformës në Drejtësi.

Këtu në fakt ka filluar për Bashën, Berishën dhe të tjerët, “marshi funebër”: shumë prej tyre i ka kapur reforma që tani’’, shkruan ndër të tjera Ngjela.

SHKRIMI I PLOTË:

Republika e Re, i thanë amerikanët Bashës, është ajo që do të dalë pas vetingut dhe Reformës në Drejtësi.
Po vetingu dhe Reforma në Drejtësi, cilën republikë do të rrëzojë?
Reforma në Drejtësi dhe vetingu do të rrëzojnë republikën e korruptuar shqiptare që themeloi Berisha në vitin 1992.

  1. Bashë ziu shkoi në Uashington për lesh, dhe doli i qethur. 
    Na tregoi një foto me Presidentin amerikan Trump, dhe na tha me gojë të tharë se i ka folur atij
    për republikën e re.
    Po nuk na tha çfarë i thanë, se Presidenti Trump nuk kishte pritje me të, përveç dorës në një takim rutinë.
    Por i rëndësishëm është fakti që aty gjatë e ka mbajtur sërish Brian Yee.

Republika e Re, i thanë ata hapur Bashës, është Shqipëria e pas vetingut dhe ajo e pas Reformës në Drejtësi.

Këtu në fakt ka filluar për Bashën, Berishën dhe të tjerët, “marshi funebër”: shumë prej tyre i ka kapur reforma që tani.

  1. Po Rama?
    Po Meta?
    Asgjë nuk po arrijnë të kuptojnë që të dy. Janë jashtë hapësirës së kuptueshmërisë politike. Rama dyshohet për aleancë me Bashën; në një kohë që politika amerikane thotë se “edhe ta mendojë atë aleancë është turp për të”. Kurse Meta i bën ftesë Saliut, se nuk e di fare që Saliun e ka paralizuar politikisht politika amerikane me faktet kompromentuese që i ka paraqitur për politikën e tij antikombëtare.

Po interesi i ngushtë personal? Ja këtu del përsëri Meta, që nuk dihet se çfarë po kërkon, që takon grekë dhe maqedonas antishqiptarë. (!) Një esadizëm i kulluar ky, njëlloj si ai i Berishës.

Ore, më tha dikush, po këta nuk do të arrijnë të kuptojnë në politikë as sa një gjimnazit europian? Por, si mund të kesh jetëgjatësi në politikën e një vendi kur ti je kundër interesit kombëtar!

Mos u habisni, deri tani, në njëqind vjet, këtu në Shqipëri, pushtetarët kanë shitur interesin e shqiptarëve tek ata që në 100 vjet kanë ushtruar gjenocid antishqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po ku rriten këta kalamaj njëqind vjeçarë! 
Mënyra si kanë vjedhur shtetin këta të sotmit është hajní adoleshentësh. Si në mallin e tyre: merr me forcë tokat e pronarëve historikë, bli prona brenda dhe jashtë shtetit; mbaj para me thasë nëpër bodrume, bli prona me emra të tjerë; depozito para nëpër offshore – dhe në fund, bli vota për të pasur pushtet. Klasë politike kaq kundër popullit të vet, nuk gjen sot as në Afrikë.

lll.
Po t’i shohësh me seriozitet të gjitha këto, e kupton se këta kanë qënë një tufë fëmijësh që nuk e kanë njohur fare politikën si zhvillim kombëtar zonal, dhe asnjëherë nuk kanë menduar për shqiptarët që kanë marrë përsipër të drejtojnë.
S’ka problem; tani do t’i dorëzojnë të gjitha. Në Parlament do shkojnë si Çeçoja të gjithë këto ditë për të vazhduar votimin në lidhje me vetingun dhe Reformën në Drejtësi.

  1. “Rusinë jua shkatërruam si subversion në Shqipëri edhe ty, edhe Berishës”; i thanë Bashës në Uashington. Dhe e akuzuan se ka frymëzuar bashkë me Saliun destabilizimin e Shqipërisë nëpërmjet Kavajës.
    Por a do të fillojë të reflektojë ky aguridh për kërkesën që i bënë në Amerikë në lidhje me treshen Topalli, Selami dhe Bregu, politika e të cilëve mbështeti hapur qëndrimin perëndimor në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe kundër bojkotit parlamentar të çiftit Berisha-Basha?

Po pse u treguat kaqë kokëtrashe, o të mjerë!
Prisni radhën tani. S’ka gjë! se humbja juaj është fati i ri i Shqipërisë.

 

Etiketa: NgjelaSpartak Ngjela
Pas

Rama bën moralistin me Metën: Si mundet që Presidenti shqiptar të shajë kryeministrin si të ishte ekstremist fqinj? TURP!

Para

Krah kolegut që ndan të njëjtin fat me të, si u shfaq Majlinda Bregu në ditën e fundit në Kuvend (FOTOT)

Para
Krah kolegut që ndan të njëjtin fat me të, si u shfaq Majlinda Bregu në ditën e fundit në Kuvend (FOTOT)

Krah kolegut që ndan të njëjtin fat me të, si u shfaq Majlinda Bregu në ditën e fundit në Kuvend (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.