Reagon avokati Spartak Ngjela për protestën e demokratëve. Sipas tij protestuesit do bëjnë ”një vrimë në ujë”.
”Vetingu, Reforma në Drejtësi dhe aleanca shqiptaro-amerikane dhe aleanca shqiptaro-europiano perëndimore nuk mund të ndalet me çadrat e vjetra indiane të Saliut dhe Metes.”, shkruan Ngjela.
KOMENTI I PLOTË:
”Në Tirane sot…
Hajdutët i jane drejtuar të vjedhurve që të shpëtojnë gjenë e vjedhur.
Humor i hidhur… por realitet primitiv. Një vrimë në ujë do të bëjnë.
Vetingu, Reforma në Drejtësi dhe aleanca shqiptaro-amerikane dhe aleanca shqiptaro-europiano perëndimore nuk mund të ndalet me çadrat e vjetra indiane të Saliut dhe Metes.
Gjithçka korruptive po shkon drejt fundit të vet. Ketë tregoi edhe protesta e dëshpëruar paradoksale që kërkon të shpëtojë vjedhësit e shqiptarëve nga dorëzimi i gjësë së vjedhur dhe ndëshkimi për gjënë e vjedhur.
E vetmja shpresë e të korruptuarëve të Tiranës, është që të mos kenë më asnjë shpresë.
Politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore është e vendosur për ta shpëtuar popullin shqiptar nga zgjedha e abuzuesëve e tij njëzet e pesë vjeçarë.” (V.G/SHUPLAKA)