23:39 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ngjela sulmon Bashën dhe Berishën: Kërkojnë bllokimin e reformave dhe destabilizimin e Shqipërisë

19:14 | 17/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”. Vjedhjet e Berishës dhe të Metës do dalin

Pas vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, i cili u shpreh se nuk e kuptonte kërkesën e opozitës për qeveri teknike, avokati i njohur Spartak Ngjela sulmon për të disatën herë rradhazi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Në Shqipëri, ish pushtetarët e korruptuar jenë mbledhur në një një çadër dhe kërkojnë bllokimin e reformave antikorrupsion në Shqipëri dhe njëherësh edhe destabilizimin e Shqipërisë.
Në fakt, kjo është skema që ka projektuar për të shpëtuar nga reforma antikorrupsion Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Por janë të dëshpëruar, se janë antiamerikanë dhë kanë frikë që ta shprehin hapur këtë. Janë kundër politikës antikorrupsion që po ndërmerr Uashingtoni dhe Berlini politik në Tiranë, por kanë frikë të dalin hapur, dhe godasin ambasadorët: ambasadorin amerikan dhe ambasadoren e BE-së.
Por, a do të dalin hapur?
Besoj se po, dhe kulmi do të arrijnë kur Basha dhe Berisha nga çadra do të bërtasin: “Amerikanë – larg duart nga Ballkani Perëndimor!””, shprehet Ngjela.

Politika amerikanë në këtë Shqipëri, avokati e cilëson si një domosdoshmëri amerikane dhe gjermane njëherësh.

REAGIMI I PLOTË I NGJELËS

Tani e gjithë bota politike e ka të qartë një fakt: Ballkani Perëndimor është interes i dorës së parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipëria kërkohet të jetë aleati kryesor i tyrë në këtë zonë.
Këtë interes shihet që ka edhe Bashkimi Europian.

  1. Po në Shqipëri çfarë po ndodh?
    Në Shqipëri, ish pushtetarët e korruptuar jenë mbledhur në një një çadër dhe kërkojnë bllokimin e reformave antikorrupsion në Shqipëri dhe njëherësh edhe destabilizimin e Shqipërisë.
    Në fakt, kjo është skema që ka projektuar për të shpëtuar nga reforma antikorrupsion Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
    Por janë të dëshpëruar, se janë antiamerikanë dhë kanë frikë që ta shprehin hapur këtë. Janë kundër politikës antikorrupsion që po ndërmerr Uashingtoni dhe Berlini politik në Tiranë, por kanë frikë të dalin hapur, dhe godasin ambasadorët: ambasadorin amerikan dhe ambasadoren e BE-së.
    Por, a do të dalin hapur?
    Besoj se po, dhe kulmi do të arrijnë kur Basha dhe Berisha nga çadra do të bërtasin: “Amerikanë – larg duart nga Ballkani Perëndimor!”
    Ashtu sikundër që bërtiste Enver Hoxha kur izolonte Shqipërinë. 
    Por a do ta realizojnë dot skemën e tyre?
    Kjo është një pamundësi absolute, se politika perëndimore: Uashington-Berlin i ka goditur, dhe këto ditë do t’i godasë hapur sërish, por me më shumë forcë.
    Në fakt, të korruptuarit e çadrës që po kërkojnë “zgjedhje të lira” pa bërë zgjedhje dhe pa marrë pjesë në zgjedhje, janë pa shpresë, por nuk e kuptojnë që të tërhiqen sa më shpejt, se rezistenca e paprinciptë që po bëjnë i dëmton shumë rëndë. Politika amerikanë në këtë zonë është domosdoshmëri amerikane dhe gjermane njëherësh.
  2. Sa herë që politikanët e Shqipërisë kanë qenë në hall të pushtetit personal, ose kanë izoluar Shqipërinë ose kanë krijuar destabilizim shoqëror. 
    Shqipëria ka qenë një shtet i pambrojtur. Pasi u krijua në aleancë dhe me ndihmë të drejpërdrejtë të Austo-Hungarisë, ajo mbeti e vetme dhe në dorë të elitave shqiptare pas Luftës së Parë Botërore.
    Këtu fillon realisht historia e trishtë dhe pa rrugëdalje e Shqipërisë, gjithmonë e drejtuar nga një njëri, dhe në funksion të pushtetit të një njeriu, i cili gjithmonë ka shkelur interesin kombëtar për intetesin e vet.
    E çfarë vlera ka patur në historine e Shqipërisë interesi vetiak i Ahmet Zogut që ka dominuar mbi interesin kombëtar?
    Çfarë vlere ka pasur interesi vetiak i Enver Hoxhes që ka shkelur mbi intetesin kombëtar?
    Dhe, për këta të sotmit: çfarë vlere historike do të ketë Sali Berisha dhe disa të tjerë që për interesat e tyre të ngushta nuk duan që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian?

lll.
Asnjëherë e drejtuar nga njerëz që ta ndienin interesin e kombit të tyre si kusht dhe për interesin e tyre vetiak, historia e Shqipërisë u sorrollat nga Italia ku e çoi Ahmet Zogu, dhe me rradhë më pas: në Rusi, e nga Rusia në Kinë, brenda një izolimi tërësor, sipas trajaktores makabër të interesit personal të Enver Hoxhës. 
Kjo është eksperienca jonë e trishtë, por sot është e pamundur që interesi i një fluksi të korruptuarish dhe jashtë pushtetit real, të ketë mundësi që ta shkëpusë politikën shqiptare nga interesi i vet perëndimor, drejt Moskës apo politikës aktuale lindore.
Për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjithçka është vendosur: Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian, do apo nuk do korrupsioni aktual shqiptar. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: lulzim bashaSali BerishaSpartak Ngjela
Pas

Ku e dinte analisti afër Ramës deklaratën që do mbante sot në Tiranë i dërguari i Merkel? (VIDEO)

Para

I hyn në banesë dhe përdhunon të miturën, arrestohet 21-vjeçari

Para
Tre të rinj në pranga, abuzojnë me një të mitur

I hyn në banesë dhe përdhunon të miturën, arrestohet 21-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.