22:01 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ngjela sulmon Ramën: Nëse ke aleancë me Bashën, ky është bashkim kundër SHBA

19:02 | 11/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela sulmon Ramën: Nëse ke aleancë me Bashën, ky është bashkim kundër SHBA

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi njëkohësisht aleat i kryeministri Rama, Spartak Ngjela përmes një statusi në rrjetet sociale ka komentuar marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha edhe zërat për një koalicion paszgjedhor PD-PS.

Ngjela thotë se nëse Rama bën aleancë me Bashën, ky është një bashkim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkrimi i Spartak Ngjeles: 
Amerikanët po habiten; ata thonë: ne, duke vënë drejtësinë në vend, po duam t’iu kthejmë shqiptarëve të gjithë padrejtësinë shekullore që iu është bërë, dhe ata po pengohen nga disa individë të korruptuar”.
Kurse shqiptarët presin me ankth eliminimin e tyre. Njërin – Sali Berishën – e hodhi në qoshe politika amerikane me Brian Yee, kur i vuri përpara faktet e inkriminimit të tij.
Po të tjerët?
l.
Në këto ditë, në funksion të këtij gjykimi, njerëzit normalë të këtij vendi pyesin: vërtet është bashkuar Rama me Bashën politikisht me një pakt parazgjedhor?
Po Berisha ku është?
Nëse është bashkuar Rama dhe Basha, kundër kujt janë bashkuar?
Mos ka ndonjë kërcënim të jashtëm?
Asgjë: po të jenë bashkuar, ky është një bashkim kundër Amerikës.
Dhe në fakt është një nga ndërmarrjet më qesharake, sepse realisht do të jetë tragjedia e Enver Hoxhës, e ardhur në Shqipëri këtë herë si komedi.
Vërtet mendojnë këta fakirë se mund të mundin politikisht Anerikën kundër interesit të Shqipërisë dhe interesit amerikan!
Por kuptohet, nëse janë bashkuar kundër Amerikës, janë bashkuar kundër Reformës. Domethënë se Reforma i kap që të dy.
Atëherë?
ll.
Politika amerikane po rezulton që të jetë kundër këtij bashkimi. Në të njëjtën kohë kancelarja gjermane deklaron se ky lloj bashkimi ka dalë joproduktuv në Gjermani.
Atëherë, çmund të jetë ky bashkim?
Sigurisht kundër Reformës në Drejtësi.
Domethënë këta i paskan shpallur luftë Amerikës! Por kjo është vobegtësi mendore. Dy individë të panjohur në rrafsh botëror, me dy ushta dhe me dy shpata i kanë shpallur luftë Shteteve të Bashkuara. Po përkrenare kanë këta dy kalorës? Thuhet se njëri prej tyre, Rama, ka në kokë përkrenaren e Mambrinit.
Në varrin e Donkishotit shkruhet:
“Këtu dergjet Don Kishoti
Ish i fort’ e ish i zoti
Botën mbrapa desh ta kthente
Dhe më ushtë ta mbërthente”.
Komedi e madhe.
Më ushta kundër areoplanmbajtësve amerikane! A të jetë e vërtetë vallë!
Po trysninë?
Duress i thotë e Drejta Penale angleze trysnisë psikologjike. Në fakt është torturë e madhe: po je i kapur në një krim, dhe këtë ta ka “i forti” në dorë dhe ta tund, je i humbur. E shihni se si është bërë Sali ziu nën trysni?
Ja, priteni! këto ditë iu vjen trysnia dhe të dy kalorësve: njëlloj si Saliut. O kalorës! Ku e keni Saliun?
Është mbyllur. E la dhe revolucionin pa e nisur fare…

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Spartak Ngjela
Pas

Shqiptari vrau biznesmenin grek pasi e shoqja e tradhtonte me të, dalin detajet

Para

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pritet nisja e numërimit

Para
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pritet nisja e numërimit

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pritet nisja e numërimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.