08:13 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngjela sulomon Ramën: Është trutharë, pse votoi kundër Trump

13:02 | 22/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama, Basha dhe Berisha do ndalohen të udhëtojnë në Perëndim”

Spartak Ngjela ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama dhe maxhorancës pas votës së Shqipërisë në OKB, kundër SHBA-ve mbi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Sipas Ngjelës Rama është një trutharë dhe se votoi kundër pasi  është i trembur nga forca që po tregon politika amerikane në Tiranë, dhe kërkon të nxisë politikën amerikane që ajo të mos angazhohet në çështjen e pastrimi të amoralitetit shqiptar.

“Zotërinj; keni në krye një kryeministër që nuk ka as gjykimin e një katërmbëdhjetë vjeçari.
Është i trembur nga forca që po tregon politika amerikane në Tiranë, dhe kërkon të nxisë politikën amerikane që ajo të mos angazhohet në çështjen e pastrimi të amoralitetit shqiptar.
Po ku dallon frika e Saliut dhe taborit të tij të korruptuar, nga frika e Ramës?”, shprehet Ngjela. 

REAGIMI  I NGJELËS:
Si mund të shpjegohet vota shqiptare kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB?
Nëse kjo ka qenë një skemë që t’i japë mundësi kundërshtarëve të presidentit Trump të krijojnë retorikë të re kundër presidentit amerikan brenda Amerikës, as që mund të mendohet që intelekti i vobektë i Edi Ramës të ketë hyrë në këtë lojë kaq të hollë.
Jo. Është një diçka krejt tjetër qëllimi Rama.
Le ta shohim.

  1. Zotërinj; keni në krye një kryeministër që nuk ka as gjykimin e një katërmbëdhjetë vjeçari.
    Është i trembur nga forca që po tregon politika amerikane në Tiranë, dhe kërkon të nxisë politikën amerikane që ajo të mos angazhohet në çështjen e pastrimi të amoralitetit shqiptar.
    Po ku dallon frika e Saliut dhe taborit të tij të korruptuar, nga frika e Ramës?

E keni parë Saliun që është kundër Amerikës dhe s’ thotë dot asnjë fjalë kundër saj po merret me ambasadorin amerikan në Tiranë? Është fëminore kjo, natyrisht.
Kurse Rama nuk mund të kundërshtojë, por me frikën a tij, pret tinëzisht që herë-herë të veprojë njëlloj si Saliu.

  1. Në fakt Rama është një trutharë njëlloj si Enver Hoxha. Se metodat e tij po përdor.
    Po ku mbush ky pafille! Pse Amerika është në aleancë me Tiranën politike për një akt human?
    O injorant, që nuk kupton dot asgjë!
    Amerika ka interesa jetike në Shqipëri, dhe as që pyet fare për ty, se ka 97 përqind të shqiptarëve me vete.

Gjithsesi, ul kokën, o i mjerë, dhe prite fatin tënd me qetësi se të vjen ashtu siç vetë e ke kërkuar.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim tjetër vota kundër Amerikës në OKB, veç kërkesës për shpëtim të Ramës dhe grupit të tij, sa injorant aq dhe i korruptuar.

Por kot e ka. Asnjë tërheqje nuk do të ketë politika amerikane në Tiranë kundër korrupsionit malinj që sundon mbi djersën, varfërinë dhe ndershmërinë ë popullit shqiptar.

Fakti historik i palëkundur është ky: interesi amerikan për Ballkanin Perëndimor arrihet vetëm me një Shqipëri të fortë dhe një botë shqiptare këtu, në aleancë me Amerikën. Amerika kërkon një Shqipëri dhe Kosovë të fortë në këtë zonë: dhe do ta bëjë.

lll.
Pse nuk ia di politika amerikane hallin Edi Ramës?
Asgjë… vaji i kandilit korruptiv në Tiranë është në fund: shumë shpejt, të gjithë “pronarët e mëdhenj” politikanë, majtas e djathtas, do jenë në kllapat e rënda të ligjeve antikorrupsion.
Halli i Ramës dhe halli i Saliu dhe i ministrave të tij që bënin si të çakallisur të hënën, është i njëjtë. Por frika e secilit prej tyre, është veçmas e ndryshme, sipas psikikës individuale.

  1. Mos u mërzisni, o të mjerë! se nuk do t’ju ndodhë ndonjë gjë e madhe: jeni të varfër me para e me prona që nuk janë tuajat, dhe do ktheheni në një gjendje normale, siç keni qenë – të varfër pa para.
    Për dënimin penal pastaj, ju duhet avokat dhe jo politikë. (J.V/Faxweb)

 

Etiketa: NgjelaRamënsulomon
Pas

Ermal Mamaqi surprizon, një projekt i ri në Top Channel? (FOTO)

Para

Arrestimi i “Dan Bilzerianit” shkodran, i vëllai: E quanin të fortë se ishte sportist

Para
Arrestimi i “Dan Bilzerianit” shkodran, i vëllai: E quanin të fortë se ishte sportist

Arrestimi i “Dan Bilzerianit” shkodran, i vëllai: E quanin të fortë se ishte sportist

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.