12:21 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ngjela: Topalli, Bregu dhe Selami të jenë të gatshëm, me humbjen e Bashës, hapet rruga për të marrë PD-në.

18:21 | 27/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Topalli, Bregu dhe Selami të jenë të gatshëm, me humbjen e Bashës, hapet rruga për të marrë PD-në.

Avokati Spartak Ngjela e ka quajtur një degradim moral politikën shqiptare. Sipas tij pikërisht tre deputetët që u shprehën për të hyrë në zgjedhje sot nuk janë në listën e PD.

Për të ky nuk është fundi sepse pas humbjes së Bashës në zgjedhje dhe penalizimit të korrupsionit, këtyre iu hapet rruga drejt lidërshipit të Partisë Demokratike.

Për Ngjelën këta të tre kanë bërë dhe një gabim, ata duhej të ishin futur në parlament sepse nëse do të ishin futur nuk do të bëhej pseudomarrëveshja Rama – Basha, sipas tij.

REAGIMI I PLOTË:

E shihni se çfarë sistemi mendor politik ka në Shqipërinë aktuale?
Degradim moral.

  1. Basha dështoi me Çadrën e famshme; sepse pranoi atë që kishte refuzuar: listën Mekalister. Kurse ata që e pranuan dhe bënë presion që të hynin në parlament me atë komprimis, u penalizuan: Topalli, Selami dhe Bregu.

Kjo në fakt ka qenë gjithmonë politika retrograde dhe mesjetare e Sali Berishës: unë edhe kur dështoj, jam i fituar.
Njëlloj si Enver Hoxha, që, pasi bënte siç i kishte thënë ai që e kish goditur, paturpësisht e paraqiste si fitoren e tij.
Ky është otomanizmi ynë.

Por, a e dini pse ndodhi kjo këtë herë? 
Sepse të tre këta nuk pranuan të dilnin kundër politikës amerikane.
Në fakt kjo është metoda e Saliut prej 20 vjetësh: “kush është me politikën amerikane, është kundër meje”, thotë Saliu. Selami e di këtë më mirë nga dy të tjerët.

Të tre deputetët Topalli Bregu dhe Selami, gabuan: ata duhej të kishin hyrë në parlament pa e pyetur çiftin orientalo-islam Berisha – Basha.
Hyrja e tyre në Parlament nuk do ta kishte sjelle pseudomarrëveshjen Rama-Basha dhe vetingu do të kishte marrë ngjyrë në kohë.

  1. Por loja nuk është mbyllur. Që të tre duhet të jenë të gatshëm, sepse pas humbjes së Bashës në zgjedhje dhe penalizimit të korrupsionit, këtyre iu hapet rruga drejt lidërshipit të Partisë Demokratike.
    Reforma në Drejtësi, duke goditur abuzimin shtetëror si korrupsion në të gjithë hapësirën shtetërore, do të institucionalizojë të gjithë shtetin shqiptar.

Institicionalizimi i një shteti të drejtë do të pastrojë jo vetëm injorantët abuzuesë me pushtetin, por edhe injorancën që drejton sot partitë politike. Një shtet i drejtë, e disiplinon garën politike.

Politika amerikane në aleancë me Shqipërinë për krijimin e një bote shqiptare me drejtim demokratik dhe drejtësi në Ballkanin Perëndimor, bashkë me politikën gjermane, si pjesa substanciale e Bashkimit Europian, do ndërtojë në këtë zonë tregun ballkanik midis pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

lll.
Kur interesi amerikan ka koinçiduar me interesa të përbashkëta në zona që kanë pasur prirje perëndimore, ato zona kanë krijuar çudibërjen e tregut, të shkencës dhe teknologjisë. Shembulli më klasik janë katër dragojtë e Azisë.

Ky shembull pritet të marrë zhvillimin e vet në tre vendet kryesorë të botës shqiptare në Ballkan: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, sepse sot interesi amerikan me shqiptarët e Ballkanit është domosdoshmëri e politikës globale dhe ekonomike njëherësh, në një vend që është 95 deri 97 për qind proamerikan.

Kjo tani është një çështje e strukturuar përfundimisht dhe nuk ka forcë të brendshme retrograde në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që ta ndalojë. Realizimi i kësaj ndërmarrjeje është absolutisht i pandalshëm, se, si politika amerikan edhe ajo gjermane në emër të BE-së, janë të angazhuara me forcë.

Gjithçka që do ndodhë në Shqipëri këta muaj është e përkohëshme, asnjë nuk mund ta ndalë më vetingun si proces, sepse, tani, pas presionit të ashpër politik që i bëri korrupsionit të lartë shtetëror Brian Yee, ambasadori Lu do ta ketë shumë të lehtë punën e tij në Tiranë. 
Berisha dhe gjithë korrupsioni shqiptar, ka falimentuar. (B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Spartak Ngjela
Pas

Ngeli vetë jashtë listave të PS-së, Kosta i bashkohet Patozit: Ka bërë analizën më të saktë për vdekjen e demokracisë

Para

Sherri me thika në Elbasan, 39-vjeçari ndërron jetë në spital

Para
Sherri me thika në Elbasan, 39-vjeçari ndërron jetë në spital

Sherri me thika në Elbasan, 39-vjeçari ndërron jetë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Osmani kërkon masa të menjëhershme

Manastirliu: Mbi 27 mijë tekste të shpërndara në vende të ndryshme ku mësohet gjuha shqipe

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës ku lëvizte një 35-vjeçar, shpallen në kërkim dy vëllezër

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Ilir Meta sot në SPAK për t’u njohur me akuzat, mbërrin në prokurori avokati i kreut të PL

Ish-shefat e sigurisë së Izraelit thirrje presidentit amerikan: Trump të ndihmojë në përfundimin e luftës në Gazë!

Berisha akuza kreut të SPAK: Mashtroi lidhur me paditë e PD për zgjedhjet e 11 majit

PAMJET e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas në 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.