Një nga deputetët e Kuvendit sot ka mbushur plot 50 vjeç. Arben Çuko është përgëzuar nga kolegët e tij.
Më vonë Edi Rama ka dalë në një deklaratë jashtë sallës. Po kështu pak më tutje Pjerin Ndreu dhe Bashkim Fino kanë pozuar duke u takuar, ndërsa Fatmir Xhafaj futej nga parkingu, ndërsa Taulant Balla është fiksuar me aparat duke folur në seancë.
Ajo që vihet re?! Nuk ua vret sytë bluja?! As Arta Dade nuk i ka rezistuar tundimit të përdorë një çantë të së njëjtës ngjyrë. Blu, blu saks a blu për nga lejlaja duket se kryeministri i ka ndikuar, edhe goxha. Kush më mirë se një piktor do ta luante këtë rol?! (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1581″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]