140 deputetët e rinj të Kuvendit janë shfaqur plot klas dhe stil me nisjen e legjislaturës X të Kuvendit të Shqipërisë. Shumica e tyre kanë zgjedhur ngjyrat që nuk bjenë shumë në sy me përjashtim të Grida Dumës e cila kishte preferuar një fustan në ngjyrë të kuqe, i cili i ekspozonte ngjyrat trupore.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka çuditur të gjithë me lookun e saj, ndërsa dukej shumë elegante me modelin e ri të flokëve dhe veshjen, teksa ecte për në Kuvend së bashku me deputetët e partisë së saj.
Në ndryshim nga vite të shkuara, nuk na zuri syri canta të shtrenjta, këpucë me çmime ekstravagante dhe as ora apo aksesorë te tjerë që me të drejtë shumëkënd e bëjnë të dyshojë se me cfarë parash janë blerë.
Një ndër momentet më të rëndësishme të kohës përpara seancës ishte pa dyshim ai në të cilin simpatizantë të ish- liderit të PD Sali Berisha, mbuluan me lule ngjyrë vjollcë makinën e këtij të fundit.