09:54 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ngjyrat e jetës”, designer Anila Hetoja sjell përvojën kanadaze në Tiranë

16:46 | 13/06/2017
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ngjyrat e jetës”, designer Anila Hetoja sjell përvojën kanadaze në Tiranë

Me telajon e lidh një miqësi 20-vjeçare, por që duket se është nga ato dashuri që nuk mbarojnë deri në fund të jetës.

Dhe Anila Hetoja e thotë me siguri këtë. Që në moshën 5-vjeç kur mësoi të vizatojë e deri më sot, ajo ndjehet më shumë se kurrë e dashuruar me ngjyrat.

Anila ka studiuar ekonomi në Tiranë, por me pikturën nuk u nda asnjëherë. Shijet e saj artistike i kultivoi më tutje gjatë studimeve universitare pranë Universitetit “RCC Yorkville”, Toronto, Kanada, ku u diplomua me rezultate të larta në profilin “Interior Design”.

Me rikthimin në Tiranë, Anila nuk humbi kohë por nisi punën për ekspozitën e parë me tematikë “LOVE”, ku publikoi 40 punime të saj.

Ekspozita e parë ishte ogur i mirë për artisten e re e cila pas pak kohësh përgatiti ekspozitën e saj të dytë.

Kjo ekspozitë erdhi më ndryshe për artdashësit, ajo ishte në bashkëpunim me një kolege artiste të re dhe  punimet kishin si tematikë veshjet tradiocionale.

Interior designer është një profesion që dita-ditës po tërheq mjaft syresh të cilët duan të arredojnë me shije ambientet e shtëpisë apo dhe punës.

Në shtëpinë e saj, artistja shkodrane të flet përmes ngjyrave, pikturat në mur dhe arredimi janë në sinkron të përkryer dhe kjo e bën atë të vecantë.

Shijen e saj të hollë kërkon ta ndajë dhe me miqtë që e ftojnë herë pas here të japë këshilla se si mund të jetë atraktiv ambienti I tyre dhe si mund të personalizohet ai pa qenë nevoja të kthehemi në imitues të këqij.

“Në planet e mia është ekspozita e tretë e cila do të ofrojë një larmi ngjyrash që do të përcjellin mesazhin për jetën, dashurinë.

Nëpërmjet artit pamor, atë që s’mund të shprehet me fjalë, artisti e shpreh përmes penelave duke shpalosur talentin e tij në gërshetimin e ngjyrave dhe ku mjeshtëria e përdorimit të ngjyrave evidenton shijet artistike të një piktori nga një tjetër.”-shprehet artistja e re. (V.G/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2116″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

Etiketa: anila hetojadesignerekspozite
Pas

Shpërthen LGBT: Jemi 110-mijë në Shqipëri, ndëshkoni me votë këta 4 politikanë homofobë

Para

Aurela Gaçe performon sot në sheshin Skënderbej, Veliaj: Pas ‘tërmetit’ që shkakton Aurela, asnjë skeptik nuk do të ketë më dyshime për cilësinë e punimeve

Para
Aurela Gaçe performon sot në sheshin Skënderbej, Veliaj: Pas ‘tërmetit’ që shkakton Aurela, asnjë skeptik nuk do të ketë më dyshime për cilësinë e punimeve

Aurela Gaçe performon sot në sheshin Skënderbej, Veliaj: Pas ‘tërmetit’ që shkakton Aurela, asnjë skeptik nuk do të ketë më dyshime për cilësinë e punimeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trajneri i ri te Milani, Igli Tare ka një emër të preferuar

Stadiumi kombëtar i dënuar nga FIFA, mbi 250 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Leverkusen josh Fabregas, Ten Hag mbetet plan B

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, vazhdon sot gjykimi për ngjarjen e rëndë

Man. City fiton me tre gola në lamtumirën e De Bruyne, merr vendin e tretë në Premier League! Tri pikë për Palace

26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Marco Rubio mohon planet e dyshuara të SHBA-së për të deportuar banorët e Gazës në Libi

Goditet rrjeti i drogës Ballkan-Itali: Në pranga edhe administratori i një kompanie transporti

Alarmi për eksploziv në sheshin përgjatë Velierës në Durrës, perimetri i sigurisë u ruajt gjithë natën, sot forcat xheniere kryen shpërthim të kontrolluar

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Patos, 45-vjeçari tenton të vrasë bashkëshorten

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.