15:25 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ngre dy gishtat, vishet me çitjane, varianti më i sigurtë për Ramën që të bëhet prapë Kryeministër janë sondazhet”

16:00 | 20/06/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Mes dy zgjidhjeve të këqija

Nga Enton Abilekaj

Shtrihet në podiume, ngre dy gishtat, vishet me çitjane, zgjedh ngjyrat kuqezi, thërret Erdoganin në ndihmë, përhap thashethemin për  koalicion të madh, provokon PD dhe LSI, fajëson aleatët që me 30 për qind të pushtetit e kanë penguar të qeverisë. Një fushatë pa asnjë kufi etik apo politik, një komunikim që shpërfill median dhe fyen inteligjencën, mjë fushatë për të gënjyer ata që joshen nga pushteti dhe frymëzohen nga nacionalizmi. Kur e sfidojnë të tregojë programin, ai përgjigjet me batuta, kur i kërkojnë të japë llogari, përgjigjet me fajësimin e LSI-së, kur e kritikojnë për arrogancë, kërkon më shumë pushtet. Edi Rama ka zgjedhur populizmin e shfrenuar, si të vetmen zgjidhje për të fituar, pa u gjykuar për dështimet, pa konkurruar me programet.

Nuk është hera e parë që ndodh kështu. Në 2009 kërkoi votën pa program, vetëm me një këngë dhe me  thirrjen “përtej të majtës dhe të djathtës”, ashtu si sot me sloganin ‘voto kuqezi” kërkon votat e PD dhe LSI. Njësoj si atëherë hyri  në zgjedhje pas një marrëveshjeje me PD që ndryshoi kodin dhe Kushtetutën dhe vuri në shënjestër LSI-në, sakrifikoi aleancën e së majtës dhe mundësinë për të rrëzuar Berishën, vetëm që ta merrte pushtetin vetëm. Nuk ia arriti dhe në 2013 u detyrua të ndryshonte taktikën. Tani është rikthyer atje ku e la. Ndryshe nga 2009, këtë herë është në pushtet, ka nën kontroll gjithë massmedian, komandon strukturat shtetërore që lidhen me zgjedhjet, dikton KQZ.

Këtë herë, kapriçoja e tij për pushtet të pakontrolluar është vërtet e rrezikshme. Ndërsa para mediave Rama  ankohet për Ilir Metën në terren struktura policore dhe politike dhunojnë dhe kërcënojnë anëtarët dhe aktivistët e LSI, drejtues institucionesh bëjnë mbledhje të paligjshme me votuesit e PD dhe LSI dhe I paralajmërojnë se në 26 nuk do jenë në punë, nëse nuk e kthejnë votën, kandidati për deputet provokon në Sarandë duke hyrë në zyrat elektorale të PD dhe LSI, në emër të “votës kuqezi”. Shkarkon shefin e komisariatit dhe e emëron prapë pas dy javësh, se ia kërkon i deleguari i partisë, ndërkohë që ka krijuar idenë që policinë e drejton opozita.

Mund të bëhet edhe Kreshnik, edhe I fortë, edhe humorist, edhe këngëtar, për të marrë pushtetin I vetëm. Pikërisht 100 vjet më parë, në 1917, ndërsa pushteti i Carit në Rusi binte për shkak të revolucionit dhe qeveritë tranzitore pluraliste po bënin tranzicionin, bolshevikët dolën me parrullën “gjithë pushtetin sovjetëve”, që ishin këshillat popullorë të krijuara nga mbështetësit e revolucionit. Për një vit, vendi u përfshi nga kaosi derisa pushteti u kaloi sovjetëve. Më pas dihet çfarë ndodhi, jo vetëm në Rusi.

Sot, ndërsa njerëzit po presin të flasin, të kërkojnë llogari, të akuzojnë për gënjeshtra, janë zënë në befasi nga fushata e Edi Ramës. Ai jo vetëm nuk u jep të drejtën për të folur, por edhe i fajëson që nuk I dhanë më shumë pushtet, jo vetëm nuk shpjegon lulëzimin e kanabisit, qindra milionë eurot e zhdukura nëpër dogana e tatime, koncesionet gjysmë miliardi euro për miqtë, prokurimet pa tender me gjysmë miliard të tjera euro etj. , por I fajëson se e detyruan të qeverisë me LSI-në.

Strategjia “gjithë pushtetin rilindësve”, duket se e ka ndihmuar Ramën, jo vetëm të shmangë llogaridhënien, jo vetëm të çorodisë elektoratin, por edhe të fshehë pamundësinë për të bërë qeverinë pas zgjedhjeve. Pas deklaratave të Bashës se nuk do të ketë koalicion të madh dhe të LSI se nuk do të ketë  qeveri me Rilindjen, varianti më i sigurtë që Rama të bëhet prapë Kryeministër janë sondazhet. Vetëm ato i japin një mandat tjetër./ Syri.net

Etiketa: edi ramaenton abilekajsondazhet
Pas

Përmbyllen provimet e detyruara të Maturës, Malaj: 2.8% ngelës, 5103 kanë marrë 10 absolute

Para

Përplasi për vdekje shqiptarin, zbardhet dëshmia e gruas italiane

Para
Përplasi për vdekje shqiptarin, zbardhet dëshmia e gruas italiane

Përplasi për vdekje shqiptarin, zbardhet dëshmia e gruas italiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

U kapën me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohen dy të rinj në Dhërmi dhe Vlorë

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes flet për fatin e uraniumit në centralet e goditura

Kavajë/ Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Durrës/ U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari.

Publikohen rezultatet e fazës së parë për drejtuesin e BKH, 7 kandidatë kalojnë më tej

Matura 2025: Dalin rezultatet e Matematikës, 97.39% e maturantëve kalojnë provimin

Përplasje mes dy anijeve në portin e Igumenicës, pa të lënduar

Tiranë/Arrestohet shoferi që përplasi 3 fëmijë me monopatina,konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA, vendimi final i mbetet SNSC-së

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.