Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin e automjeteve, ku jo të pakta janë rastet e aksidenteve.
Një aksident mësohet të ketë ndodhur në Fier, në vendin e njohur si Kthesa e Cakranit në autostradën Levan-Tepelenë.
Gazetarja Fatmira Bajrami, shprehet se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një benz me tarka AA560NV është përplasur me një mjet me tarka greke ATE7827.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë shkaku mendohet të jetë ngrica në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta.
(B.B/ Faxweb.al)