12:50 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngrihet me shpejtësi trau në Kalimash, Damian Gjiknuri zbulon datën kur do të nisë kalimi me pagesë (Tarifat)

13:14 | 22/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngrihet me shpejtësi trau në Kalimash, Damian Gjiknuri zbulon datën kur do të nisë kalimi me pagesë (Tarifat)

Nga 17 shtatori kalimi në rrugën e Kombit do të bëhet me pagesë. Lajmin e ka dhënë sot ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Ata kanë pasur sot një takim me përfaqësues nga Qarku i Kukësit ku prezantuan paketën e negociuar me kompaninë koncesionare për skemën lehtësuese tarifore të kalimit në aksin Milot-Morinë për banorët e Qarkut të Kukësit, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë.

Mësohet se tarifa do të jetë lehtësuese për banorët e zonës, ndërsa puna ka nisur me urgjencë për rivendosjen e traut.

‘’Nga 17 Shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminues”, nënvizoi ministri Gjiknuri

PAKETA LEHTESUESE PARASHIKON:

Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit

Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;

Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda peridhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;

Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë  në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;

Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;

Për automjetet e cilësuara më  lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;

Tarifimi i autobusëve të linjës

Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;

Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;

Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova):

Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;

Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;

Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë  një zbritje në masën 40%;

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit për këtë paketë lehtësuese:

Shteti shqiptar duhet të paguajë koncesionarit në 30 vitet e kontratës 48.5 milion Euro si rezultat i zbatimit të këtyre tarifave të reduktuara për banorët e Qarkut Kukës, mjetet e transportit publik në këtë zonë dhe përdoruesit e shpeshtë. (E.K/Faxweb.al)

 

Pas

Kërkon tu marrë ujin, kryebashkiaku i Klosit paralajmëron Veliajn: Do ta mbrojmë me revoltë popullore

Para

”Ujkun e ke në krah”, qytetari shigjeton kryebashkiakun në sy të Ramës, kryeministri: S’e pushkatoj dot!

Para
”Ujkun e ke në krah”, qytetari shigjeton kryebashkiakun në sy të Ramës, kryeministri: S’e pushkatoj dot!

''Ujkun e ke në krah'', qytetari shigjeton kryebashkiakun në sy të Ramës, kryeministri: S'e pushkatoj dot!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nuk respektoi vendimet, Millorad Dodik dënohet me një vit burgim me formë të prerë

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

“Tirana nuk është Teheran”/ Rama për aksionin e lirimit të hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Booking”,Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kazakistani

Rama kritika gjyqtarit Balliu: Pallatin e konfiskuar në mes të Tiranës e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm

Ajola Xoxa për masën detyrim paraqitje, paraqitet në SPAK

Njeriu i Trump hyn në Gaza, Steve Witkoff do të inspektojë shpërndarjen e ndihmave humanitare për palestinezët

Divjakë/Ndezi zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit Kryekuq, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

“Indeksi që rrëzon propagandën 12-vjeçare” – Tabaku: Shqipëria ka një krizë të sajuar nga vetë qeveria

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.