Detaje të reja nga zbulimi i 3 banesave ku kultivoheshin lëndë narkotike në Athinë dhe arrestimi i një grupi shqiptaro-gjeorgjian. Operacioni që çoi në sekuestrimin e 1575 bimë kanabis dhe mbi 54 kg drogë, çoi në arrestimin e Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo, 39 vjeç dhe babait të tij Agim Kutra, 70 vjeç, të dy nga Gjirokastra. Bashkë me ta u arrestuan dy gjeorgjianë dhe një grek ndërsa u shpall në kërkim shqiptari Ardjan Alikaj 41 vjec.
Kreu i grupit ishte Genti Kutra, i cili deri në 2017 ndodhej i burgosur në Koridhalo për vjedhje e grabitje. Pas daljes nga burgu synonte të godiste tregun spanjoll të cannabisit hidropnik. Për këtë arsye ngriti grupin e tij duke mbajtur pranë njerëz të afërt si në rastin konkret babai i tij Agim Kutra, të cilit i kishte lënë në përgjegjësi një prej shtëpive të barit. T’i afroheshe shtëpive në Malakasa, Ippokrateio Politia dhe Kapandriti ishte shumë e vështirë. Përveç kamerave rreth perimetrit të shtëpive, kishte edhe detektorë lëvizjesh që aktivizoheshin kur dikush afrohej”, thotë një oficer policie që është marrë me rastin.