23:04 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngriti akuza kundër politikanëve për ngacmime seksuale, gjendet e pajetë aktivistja 21-vjeçare

08:50 | 04/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngriti akuza kundër politikanëve për ngacmime seksuale, gjendet e pajetë aktivistja 21-vjeçare

Një 21-vjeçare është gjetur e pajetë në pranë shtëpisë së saj në Salburn, Teeside të Middlesbrough në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet britanike thanë se rrethanat e vdekjes së saj nuk ishin të dyshimta, duke dalë në konkluzionin se e reja i ka dhënë vetë fund jetës së saj.

Jade Smith ishte një aktiviste politike, e cila pak ditë më parë kishte hedhur akuza të forta kundër politikanëve konservatorë për abuzime, ngacmime dhe sulme seksuale.

Trupi i të resë u gjet në 29 shtator, ndërkohë që profili i saj në Twitter, ku kishte publikuar akuzat e saj, është fshirë që prej 2 tetorit.

Ajo që bie në sy në shkrimet e saj është se Jade lë të nënkuptohet se e dinte që do të vdiste së shpejti.

Jade shkroi në Twitter:

‘’Është një temë e fundit për të cilën dua të flas para se të largohem dhe t’ju them lamtumirë. Dhe bëhet fjalë për Partinë Konservatore. Kjo është hera e fundit që do të kem mundësinë për t’ju kërkuar atyre që të ndryshojnë, për hir të të rinjve. 

Në vitet 2015 dhe2016 u përpoqa t’i jepja fund jetës sime disa herë për shkak të Partisë Konservatore (Tory). Unë u institucionalizova për shkak të ngacmimeve që pata. U bllokova nga mediat, të cilat qëndronin jashtë kolegjit tim me kamera.

Asokohe isha vetëm 17-vjeçe, kur u ngacmova për herë të parë. Jam abuzuar gjithmonë në këtë parti politike. Abuzimet që ndodhin nga njerëzit e moshuar në shoqatat tona janë me të vertetë të frikshme. Ne duhet t’i ndalim këto abuzime derisa ato të çrrenjosen plotësisht.

Nuk duhet të kemi frikë për veten dhe miqtë tanë se mos dhunohen seksualisht në ndonjë konferencë apo mbledhje. Ekzistojnë burra të moshuar që përpiqen me çdo mënyrë për të na çuar në shtëpitë e tyre në fund të natës. Askush nga ne vajzat nuk ndihen të sigurta në konferencat politike’’.

Siç është raportuar nga The Guardian, një zëdhënës i partisë Konservatore ka bërë që deklaratën e mëposhtme në lidhje me pretendimet.

Ai tha:

‘’Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me miqtë dhe familjen e Jade Smith në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë për ta. Çdo akuzë e ngritur prej saj do të merret seriozisht nga partia jonë dhe do të nisin hetimet për të zbuluar të vërtetat që fshihen.”

21-vjeçarja ishte një aktiviste e njohur e Partisë Konservatore. Ajo e la këtë forcë politike në vitin 2016, pasi pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht.

Pretendimet e saj u kundërshtuan në atë kohë, dhe Jade më vonë u ribashkua në Partinë Konservatore.

Etiketa: aktivistjavdes 21 vjecarja
Pas

Vrasja e biznesmenit në Lushnje, deklarata e fortë e gazetarit: Viktima kishte denoncuar me video kërcënuesit, policia e dekonspiroi

Para

Risia e Whatsapp: Vjen opsioni i vetë-shkatërrimit të mesazheve

Para
Lajm super i mirë për të gjithë përdoruesit WhatsApp

Risia e Whatsapp: Vjen opsioni i vetë-shkatërrimit të mesazheve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.