Një 13-vjeçare ka ngritur në këmbë gjithë kryeqytetin ditën e sotme pasi një lojë e bërë nga ajo dhe bashkëmoshatarët e saj ka ngjallur një shqetësim të jashtëzakonshëm dhe të kuptueshmë, në familjen e saj por edhe tek qytetarët shqiptarë.
Kjo histori e cila përfundoi në harkun e rreth 3 orëve është mbyllur fatmirësisht me lajmin e mirë, se 13-vjeçarja, me inicialet S.B, emrin e të cilës vendosëm të mos e publikojmë,
E mitura për të cilën u tha se është rrëmbyer pasditën e sotme në kryeqytet, momentalisht ndodhet në duart e Policisë.
Drejtori i Policisë Kriminale ka thënë se ky nuk ishte një rrëmbim por një keqkuptim për të cilin ende nuk ka detaje shteruese por që në një moment të mëvonshëm do të ketë një qëndrim zyrtar.
Më tej nga burimet brenda policisë, mësohet se do të ketë një prononcim zyrtar mbi ngjarjen, por paraprakisht mësohet se vajza është gjetur në shoqërinë e dy shoqeve dhe dy shokëve të saj për të cilë paraprakisht kanë rrëfyer se e kishin inskenuar vetë ngjarjen.
Ata kanë qenë në një nga qendrat tregtare të kryeqytetit ku kanë konsumuar edhe diçka së bashku, dhe alarmi i ngritur për zhdukjen e saj ka habitur edhe vetë minorenen pasi nuk e kishte përfytyruar diçka të tillë.
Qytetarë të shumtë disa prej të cilëve pretendonin se kishin qëenë edhe dëshmitarë, ngritën alarmin duke thënë se e kishin parë vajzën që isjhte ndarë nga e motra me forcë nga dikush që kishte zbritur nga një makinë e kuqe, tip “Fiat Punto” ndërsa shtonin se
Ndërsa Policia ngriti postoblloqe në gjithë kryeqytetin si dhe u lidh me komisariatet e rretheve për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfolur të rrëmbimit.
Ndërkohë duhet theksuar se forcat blu u treguan tepër të rezervuara për të dhënë informacione mbi ngjarjen ndërsa rreth një orë pas daljes së lajmit, njoftuan duke konfirmuar rrëmbimin e minorenes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)