Pas përfundimit të seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, kryetari I gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tha se dokumentt që i janë kërkuar dhe që I ka paraqitur lidhur me burimin e pasurisë së tij nuk janë marrë parasysh.
Ndërkohë ai shtoi se ka një qëndrim krejt tjetër për këtë qëndrim që ka mbajtur Komisioneri Publik duke theksuar se ai është përgjigjur për gjithçka që i është këruar por edhe ka shtuar se ngritja e problemeve ndaj tij ka një kufi.
“Për çështjen e figurës dhe profesionale ka qenë shumë e qartë si nga ju si nga hetuesit, problemet i kanë nxjerr në konteksin e pasurisë. Gjatë hetimit administrativ dhe gjatë gjykimit dokumentet që janë kërkuar direkt ose indirekt nga KP, OMN dhe KPK unë u jam përgjigjur dhe i kam paraqitur. Me 10 Korrik disa prej tyre u konsideruan si të përsëritura dhe të pavlera. Por unë mendoj se ata e kanë gabim pasi duhet të merren në konsideratë, por ai që vendos tashmë është Kolegji i Apelimit. Por unë mendoj se edhe ngritja e problemeve për mua e ka një kufi. Nuk është zgjedhja jonë, sigurisht synohet të bëhëet një reformë rrënjësore dhe ne kemi detyrimin ligjor ta respektojmë dhe zbatojmë”.
I pyetur nëse është ndjerë nën presion nga gjithë ky proces, Zaganjori tha se jo, por shtoi se kjo është një përgjegjësi personale e çdo gjyqtari.
“Unë nuk e kam ndjerë veten nën presion asnjëherë, kështu që kjo pastaj është për t’u vlerësuar nga çdo gjyqtar personalisht. Unë realizoj detyrat që më ngarkon ligji. Ky është një proces, natyrisht që gjykata tashmë nuk funksionon dhe shkarkimi nga vettingu është proces në kuadër të reformës që ka nisur”, tha Zaganjori.
Ndërkohë vendimi për kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në datën 26 Korrik.
(F.GJ/FAXWEB.AL)