Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus”, ka shpjeguar arsyet e mbylljes së kopshteve dhe shkollave në këto ditë të ftohta.
I pyetur nga drejtuesja e emisionit, nëse mbyllja e shkollave kishte të bënte me të ftohtin apo me virozçn gripale të ditëve të fundit, kryebashkiaku u përgjigj duke ironizuar kreun e opozitës Lulzim Basha.
“Qef është të rrish në Hollandë dhe të bësh statuse për këtej. Kur është ftohtë trupi është më vurnerabël ndaj gripit, kështu që rrjedhimisht mund të të zërë. Nga këto filizofitë e këtyre që kishin mundësinë t’i bënin gjërat, por bënë një vrimë në ujë, janë muhabete njerëzish jo seriozë. Ne respektuam një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se Tirana ishte e gatshme t’i hapte shkollat përpos situatës gripale.
Kryebashkiaku shtoi se mbi 90% e sistemit të ngrohejs në shkolla është funksional. (A.R/SHUPLAKA)