Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.8 ballë që goditi Turqinë.
Basha shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmetit në Turqi, i cili ka shkaktuar, deri tani, mbi 20 viktima dhe ka shkatërruar shumë banesa.
Në një postim në Twitter, Basha shprehet: “Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”- shkruan kreu i opozitës.