Kryeministri Rama ka shpehur ngushëllimet e tij për ngjarjet që tronditën mbrëmë Botën. 12 persona mbetën të plagosur në Berlin dhe 48 të tjerë u plagosën, pasi një kamion hyri në një treg Krishtlindjesh të mbipopulluar nga njerëzit. Ndërkohë që në Turqi u vra në atentat ambasadori rus atje gjatë një ekspozite me fotografi.
Kjo ka sjellë padyshim një reagim të sotëm të kryeministrit shqiptar I cili I është bashkuar dhimbjes së këtyre shteteve. Mirëpo nuk ka reaguar sipas komentuesve për të tjera ngjarje të dhimbshme, që sipas tyre kanë perkur zemrat e gjithë njerëzve në mbarë botën.
Komentuesit i kanë shprehur zemërimin kryeministrit, se pse sipas tyre ai nuk ka reaguar për jetët e humbura në Aleppo. Por Rama iu është përgjigjur duke thënë se kjo nuk është arsye që ai most ë solidarizohet me ngjarjet e tjera, që janë iniciuar nga terroristët.
Komentuesi 1: Po për popullin sirian nuk ka solidaritet z.kryeministër këto janë 2 shtete që e nxisin dhe financojnë terrorizmin?
Rama: Ke ngatërruar faqe zotrote sepse këtu s’ka asnjë dallim asnjëherë, përkundrazi, por është e turpshme që në vend se të tregosh respekt për viktimat, minimumi duke heshtur, flet pa lidhje e pa asnjë sens njerzillëku!
Komentuesja 2: Po fëmijët që u vranë e vriten në Aleppo a ke fjal me shkru ??!
Rama: Patjetër që kam dhe padiskutim që eshte nje barbari e patregueshme, por ajo barbari nuk e justifikon kete barbari, e cila me djallezine e vet vrastare synon pikerisht kete, qe ti ne vend se te shprehesh respekt per viktimat e mbremshme e pastaj te thuash, me plot te drejte, ate qe ke ne zemer per femijet e Aleppos, te komentosh ja keshtu, me nje ndjenje dyzimi e cila gati-gati e justifikon barbarine e mbremshme!