Nicole Scherzinger së fundmi ka treguar pse nuk pati sukses lidhja me Lewis Hamilton në një intervistë të dhënë së fundmi. Ajo ka treguar se Hamilton ka qenë shumë egoist gjatë marrëdhënies së tyre. Hamilton dhe këngëtarja ishin bashkë për 7 vite me rradhë ajo u zgënjue nga kjo lidhje.
“Si gra, ne priremi ta duam personin tjetër dhe të japim gjithçka për të, por ndonjëherë personi tjetër është shumë egoist dhe mendon vetëm për veten e tij”, ka thënë këngëtarja.
Më tej ajo ka treguar se e ka pasur shumë të vështirë të mendojë ndarjen pas 7 vitesh bashkë por thjesht i la gjërat të shkonin.
Këngëtarja tnai është në një lidhje të re me me yllin e tenisit Grigor Dimitrov dhe na ka treguar se ajo bie shumë thellë në dashuri. (J.V/Faxweb)