Një shtetas nigerian ka tentuar të dalë nga Shqipëria me një dokument identifikimi italian të falsifikuar. Ai u ndalua nga policia në portin e Vlorës, ndërsa është proceduar penalisht.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 1 rast të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.