Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi tha se ky qark do t’i japë PS 7 mandate më 11 Maj. Pas këngës prezantuese për këtë qark, Peleshi u shpreh se 11 maji do të jetë “vula” për Shqipërinë evropiane.
“Duam më shumë Shqipërinë, kështu kënduan të parët tanë. Në Shqipëri edhe dielli lind nga perëndimi thanë rilindasit tanë Shqipëria në perëndim e ka zanafillën te shpata e Skënderbeut, për të shkuar te rilindja kombëtare ku i ngjis si ide dhe kur u kthye në meritë në Luftën e Dytë Botërore, kur shqiptarët u rreshtuan në krahun e duhur të historisë dhe më pas humbën rrugën për gjysmë shekulli dhe klithëm në këtë shesh në dhjetor të ‘90 e duam Shqipërinë si gjithë Evropa. 35 vite ecëm, u rrëzuam dhe ngritën, ne shqiptarët, socialistët ndërtuam, të tjerë prishën dhe më pas ne gjetëm timonier.
12 vjet më parë timonin e mori Edi Rama, punuam në cdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë fytyrë evropiane. Sot është dita për t’i dhënë vulën ëndrrës së rilinndjes komëbëtare për Shqipërinë evropiane. Shqipëria është Evropa, shqiptarët janë evropianë. Sot jemi në një fushatë që nuk është vetëm e PS, ndaj sot Shqipëria shikon flamurin kombëtar dhe jo të partive. Sot nga zemra e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ne brohorasim dhe i ftojmë të gjithë pa dallim përtej kufirit të partive politike për Shqipërinë evropiane. 11 maji është vula e Shqipërisë evropiane. 11 maji është vula e Shqipërisë Evropiane me Edi Ramën dhe PS. Ne do sjellim 7 mandate nga Korça për fitoren e PS.”, u shpreh ai.