Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka zgjedhur ti uroje fermërët shqiptarë nga një familje model fermere në Bilanj të Bashkisë të Korçës.
Sipas ministrit lajmi i mire për të gjithë fermerët shqiptarë për vitin 2018, si një kartoline urimi është që skema e mbështetjes financiare do të dyfishohet këtë vit. Pra është 20 milion euro, do të jepen dhe 26 mld lekë për bujqesinë shqiptare.
“Unë zgjodha të jap një mesazh urimi për gjithë fermerët shqiptarë, nga familja e Irfranit dhe e Linës, një familje modele fermere këtu në Bilanj të Bashkisë të Korçës. Viti që vjen uroj të jetë një vit shumë i mirë për fermerët, të cilët, duhet ta themi janë shumë të varur edhe nga faktorët atmosferikë, pra është një lloj ekonomie që kërkon shumë, të ketë shumë, edhe një shans dhe fat, por më shumë sesa fat, në fakt, buqësia shqiptare kërkon që të ndjekë modelet më të mira.
Dhe Irfani dhe Lina dhe gjithë familja janë një model sesi bujqësia mund të kthehet nga një ekonomi mbijetese në një biznes. Është një familje që ka rreth 3 ha në pronësinë e vet, por dhjetë herë më shumë se kaq i ka marrë me qira dhe i punon. Çdo vit kutivon kultura të ndryshme, kryesisht perime. Siç e shikoni është një familje që ka mundur të ndërtoje një mirëqenie. Ky është kapërcimi i madh që ne duhet të bëjmë në të gjithë Shqipërinë. Pra të kapërcejmë nga një bujqësi ku kushtet e mbijetesës, pra për të siguruar një mbijetëse, që për hir të vërtetëts është larg asaj, nivelit të mirëqenies që ne duhet të arrijmë në zonat rurale, në një bujqësi e cila rritet dhe kthehet në një biznes shumë të mirë, që të bën me një shtëpi të mirë, por të bën edhe me një punësim, që të ndërtosh të ardhmen për familjen dhe për fëmijët. “
Ndërkoh duke folur për bujqësinë në vend Peleshi shtoi se një pjesë e madhe e punës është iniciativa private sepse toka ne Shqiperi eshte private, iniciativa eshte private, por eshte shteti ka rolin e vet, te drejtimit dhe te mbeshtetjes, jo te vogel, sidomos bujqesia dhe ne vendet e zhvilluara te Baashkimit evropian eshte sektori qe mbeshtetet, subvencionohet dhe mbeshtetet fuqimisht nga shteti. Kështu që për të qenë konkurrues duhet që edhe ne të rrisim masën e mbeshtetjes.
“Lajmi i mire per te gjithe fermeret shqiptare per vitin 2018, si nje kartoline urimi eshte qe skema e mbeshtetjes financiare do te dyfishohet kete vit. Pra eshte 20 milion euro, 26 mld leke per bujqesine shqiptare. Kemi bere dhe nje ndryshim te madh, e kemi fokusuar 15 kultura, sepse nje nga problemet e medha qe ka bujqesia shqiptare eshte qe mungesa e keshillimit per fermerin. Fermeret jane te orientuar ne kulturat tradicionale, te cilat i njohin me mire, por jo domosdoshmerisht jane me te mirat, me fitimprurese. Zakonisht zgjedhin ate qe ka me pak nevoje per pune, per uje etj.
Ne kemi dyfishuar siperfaqen e ujitur te tokes. Do ta rritim akoma me teper. Bashkia e Korçes, Bashkia e Maliqi, por ne pergjithesi bashkite kane bere nje pune shume te mire per kanalet ujitese dhe kulluese , sic e trerguan permbytjet e fundit . do te vazhdojme ne kete rruge, do te mbeshtesim 15 kulturat kryesore ku ne orientojme te gjithe fermeret te shkojne. Sepse keto kultura nuk jane thjesht nje zgjedhje.”u shpreh ai(M.Q/Faxweb)