06:52 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nikolla e paditi, Rama meme dhe thumba për Blushin: Kush nuk e njeh të mos qajë kur ta marrë vesh, ky është profili i këtij shitësi gënjeshtrash

11:47 | 10/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nikolla e paditi, Rama meme dhe thumba për Blushin: Kush nuk e njeh të mos qajë kur ta marrë vesh, ky është profili i këtij shitësi gënjeshtrash

Pas reagimit këtë mëngjes të Blushit për padinë për shpifje të ngritur nga ish-ministrja Lindita Nikolla ndaj tij, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Duke lënë mënjanë përkohësisht kundërshtarin politik Lulzim Basha, memen e sotme Rama ia ka kushtuar Blushit, të cilin e ka shënjestruar pas padisë që ish-ministrja e tij ngriti një ditë më parë. Me ironinë karakteristike, Rama shprehet që në fillim për Blushin se kur e njeh është për të qeshur dhe kur e kupton kush është, është për të qarë.

Më tej, ai na prezanton me “profilin e vërtetë të këtij shitësi gënjeshtrash”, siç shprehet Rama, i cili ndërfut komplet deklaratën e djeshme të Nikollës mbi padinë.

Reagimi i Edi Ramës:

Për të qeshur kur e njeh dhe për të qarë kur e merr vesh kush është…

Që kush nuk e njeh të mos qajë kur ta marrë vesh kujt (largqoftë) i dha votën pa e njohur, ja ku është profili i këtij shitësi gënjeshtrash, shkruar me vërtetësi të plotë nga Lindita Nikolla:

Dua t’ju bëj me dije se sot kam nisur procedurën e padisë për shpifje për Ben Blushin. Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë. U bë e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën time, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokritetit.

Një karrierist i llastuar nga jeta, që tri herë u bë ministër dhe tri herë u largua nga detyra pa bërë asnjë punë, nuk mund të shitet sot si politikë e re, pas 20 vitesh në korridoret e pushtetit. Një personazh i pangopur, që i kërkonte ministrave “mediokër” të Edi Ramës, favore.

Kur ky njeri e pa që nuk i’u hapën dyert për çudirat që kërkonte, me ngulmin e njeriut parimor, filloi sulmin e mllefit kundër Edi Ramës dhe ministrave “mediokër”. Kam vendosur ta ndjek deri në fund në rrugë gjyqësore këtë njeri që sot e gjithë kohën do të mbahet mend në Ministrinë e Arsimit, si ministri i arrogancës dhe asgjësë.

Ky gojëlig që shantazhonte kolegët për të nxjerrë, siç e quan edhe vetë pa pikën e turpit, fitimet nga aksionet e veta politike, nuk mund të jetë destinacion për besimin e votuesve që nuk e njohin. Ky njeri ka krijuar partinë e vogël fitimprurëse të radhës, duke premtuar Republikën e Re. Ky farë burri, pa din e iman, meriton jo vetëm që të mos i jepet asnjë votë, por, gjithashtu, edhe dënim për shpifjet e tij për shkak të detyrës. 
Demaskimi i këtij paraziti ekzemplar të jetës publike është një detyrim ndaj të gjithë atyre qytetarëve që njësoj si ne, kur nuk e njohin se çfarë marifetçiu i paskrupullt është, mund të bien pre e shpellës së errët të gojës së tij të ligë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Ben Blushiedi ramalindita nikollapadi
Pas

Gjiknuri: Zbatimi i reformës në drejtësi, garanci për një ekonomi më të mirë

Para

Elvana Gjata i kthen përgjigje producentit të Justin Biber

Para
Elvana Gjata i kthen përgjigje producentit të Justin Biber

Elvana Gjata i kthen përgjigje producentit të Justin Biber

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.