Lindita Nikolla është padyshim një nga ministret më të kritikuara të qeverisjes katervjeçare të Ramës. Kjo edhe për shkak të kalimit të ligjit të Arsimit të Lartë, shumë i kontestuar nga të gjithë.
Por Rama i ka dalë sa herë në mbrojtje Nikollës, dhe përveç kësaj i ka besuar drejtimin politik të Qarkut të Lezhës.
Ndërkohë që një nga pikat ku Nikolla është ‘’masakruar’’ edhe publikisht është arsimimi i saj. Në rast se shohim CV-në e saj dorëzuar pranë KQZ-së Nikolla as që e përmend emrin e Universitetit privat ku ka mbaruar studimet master.
‘’AU’’ e ka shënuar që me shumë gjasë ka dashur të nënkuptojë ‘’Albanian University’’, ndërkohë që studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për matematikë.
Ndoshta ministrja ka dashur që të mos i bëjë reklamë Universitetit privat, edhe kjo nuk përjashtohet si mundësi.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post