Kryetarja e Kuvendit, zonja Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje letrës së Gazment Bardhit, në lidhje me dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Nikolla thotë se Këshilli për Legjislacionin në përfundim të diskutimeve për shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në raportin e tij ia adreson çështjen për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.