06:02 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nikolla: Naftëtarët do të ngujohen para qeverisë dhe nuk do ikin pa marrë pagat. Kemi fituar 600 gjyqe por nuk ekzekutohen (VIDEO)

17:31 | 27/12/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nikolla: Naftëtarët do të ngujohen para qeverisë dhe nuk do ikin pa marrë pagat. Kemi fituar 600 gjyqe por nuk ekzekutohen (VIDEO)

I ftuar në ‘Fax News’, kreu i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare, Kol Nikolla, ka deklaruar se naftëtarët e Uzinës së Ballshit dhe të Fierit kanë ndërmarrë një protestë sublime duke përshkuar rrugën nga Fieri për në Tiranë ku do të ngujohen para qeverisë dhe nuk do të ikin prej andej pa marrë pagat e tyre.

Ai tha  fajësoi shtetin, i cili është dhe aksioner në ARMO si shkaktarin e problemit, pasi privatizimi i ARMO-s është bërë në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme. Ai tha se qeveria Rama kishte kohë që ta zgjidhte këtë problem por nuk e bëri diçka të tillë. Madje edhe kontrolli administrative nga Ministria e Drejtësisë nuk është bërë publik.

“Është trishtuese që këtë ditë të fundvitit, naftëtarët e dy uzinave, qoftë të Fierit, qoftë të Ballshit, po përballen me këtë situatë.

Ata kanë vendosur që të protestojnë në mënyrë sublime duke marrë në këmbë rrugën nga Fieri në Tiranë dhe nuk do të lëvizin prej aty pa u paguar. Do të ngojohen para qeverisë. Problemi është publik. Arma është një kompani e privatizuar, ka shkuar në duar më duar, të gjitha duart kanë qenë të dështuara, edhe firma e fundit ka deklaruar falenderimin. Të gjitha veprimet e kalimit nga një pronar tek tjetri veprimet janë kryer në mënyrë antiligjore. Kjo qeveri është tani përgjegjëse se tani është në mandatin e dytë dhe ka patur gjithë kohën për ta rregulluar këtë problem.

Shteti duhet të adresojë në mënyrë shterues edhe ligjore këto probleme se sindikatat nuk munden. Ne kemi kryer mbi 600 gjyqe që i ka udhëhequr sindikata dhe kemi fituar të gjithë 12 pagat por është shumë e vështirë ekzekutimi i tyre, është një nyje juridike e pazgjidhur. Ne e shohim të zymtë situatën. Tërësisht faji është i shtetit se nafta ka qenë publike dhe absolutisht nuk mund të shkohet në këtë situatë se shteti e ka privatizu në mënyrë të pandershme nga njëri pronarë te tjetri.

Ne i kemi propozu qeverisë shqiptare që të ndërhynte me të njëjtat praktika si tek CEZ, se nafta është pasuri publike”, tha Nikolla.

(B.H/Faxweb)

https://www.youtube.com/watch?v=g-wcl5u19hc&feature=youtu.be

 

Etiketa: Kol Nikolla
Pas

Kryemadhi artikull për “European Interest”: Shoqëria shqiptare po përballet me çështje ekzistenciale. Kjo është sfida madhore e vendit

Para

Kavajë/ Denoncimi: Mafia socialiste që grabiti qindra hektarë tokë, merr në drejtim hipotekën e qytetit

Para
Kavajë/ Denoncimi: Mafia socialiste që grabiti qindra hektarë tokë, merr në drejtim hipotekën e qytetit

Kavajë/ Denoncimi: Mafia socialiste që grabiti qindra hektarë tokë, merr në drejtim hipotekën e qytetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.