22:34 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Reagon Nikollaq Neranxi ndaj kërkesës së Bashës: Rama të pranojë të ulet në debat me tregtarët

16:40 | 02/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagon Nikollaq Neranxi ndaj kërkesës së Bashës: Rama  të pranojë të ulet në debat me tregtarët

Kreu i Shoqatës së Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi ka dalë sot në një deklaratë ku kërkon nga kryeministri Rama që të pranojë të ulet në debat me tregtarët.

 “Edi Ramën nuk duhet ta gënjejë mendja se do ia hedhi në këtë fushatë me batuta dhe me komente me veshjen e tij që na u bëka modë, sepse e kemi zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë, jo si topmodel.” Theson Neranxi.

Reagimi i Nikollaq Neranxit

“Rama nuk pranon një debat me Bashën, por e ka për detyrë të pranojë një debat me gazetarët e ekonomisë që të japë llogari! 

Ndoqa mbrëmë me vëmendje intervistën e kryeministrit Edi Rama tek Fevziu. Nervozizmi i tij teksa pyetej për shifrat e ekonomisë, ia rëndon akoma më shumë përgjegjësinë për varfërimin e shqiptarëve gjatë mandatit 4-vjeçar. Është kapur si i mbyturi pas një cope druri, tek një shifër e vetme, rritja ekonomike. Në fakt të gjithë specialistët e ekonomisë e dinë që rritja ekonomike e një vendi, nuk është tregues absolut se ajo popullsi po jeton më mirë, sidomos në ekonomi informale si e jona. Rritja ekonomike është GDP pjesëtim për numrin e popullsisë. Ndërkohë GDP është prodhimi i brendshëm bruto i cili rritet kryesisht nga taksat tona, nga investimet etj. Të gjithë e dinë se brenda këtij 4-vjeçari u injektuan në ekonomi shumë para kriminale, kryesisht nga droga. Ato biznese kriminale paguajnë taksa, paga etj. Pra GDP-ja u rrit nga një grup oligarkësh, klientësh të pushtetit të cilët në një konkurrencë të pandershme, arritën të falimentojnë shumë biznese të ndershme që kishin vite që investonin. Por GDP-ja nuk i tregon këto detaje. Shifra e madhe e GDP-së i duhet vetëm FMN-së për t’i garantuar kthimin e borxhit. Ndërkohë ne na intereson fakti që sot pjesa më e madhe e popullsisë jeton me 4 dollarë, që sot numri i bizneseve të falimentuara është më i madh se ata aktivë, që ne na u rritën taksat, na u rrit konkurrenca e pandershme dhe na u ul konsumi. Çmimet u rritën, tregtarët ulën qepenat dhe morën rrugët e kurbetit duke qenë mirë e bukur në shtëpitë e tyre. Për të gjitha këto që përmenda, Edi Ramën nuk duhet ta gënjejë mendja se do ia hedhi në këtë fushatë me batuta dhe me komente me veshjen e tij që na u bëka modë, sepse e kemi zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë, jo si topmodel. Sipërmarrës ose, jo, të gjithë ne që paguajmë taksa super të kripura dhe kërkojmë drejtësi sociale, duam sqarime të detajuara dhe këtë ai duhet ta bëjë me një panel gazetarësh ekonomie në mënyrë urgjente. Nuk ia kemi borxh talljen teksa thotë se ekonomia u rrit, po ne nuk e ndjejmë! Turp! ”

 Neranxi i është referuar  deklaratës së djeshme të kryeministrit që tha se nuk kishte kohë të humbte me debate me kreun e opozitës. (S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: BashaNikollaq neranxirama
Pas

Rama nuk u ndahet memeve, ironizon Bashën dhe Nokën për mungesën e grave

Para

Kush ishte drejtoresha që u shkarkua më së fundmi për pjesëmarrje në fushatën e PS, ministrja që firmosi largimin e saj

Para
Shkarkohet drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë për pjesëmarrje në fushatën e PS

Kush ishte drejtoresha që u shkarkua më së fundmi për pjesëmarrje në fushatën e PS, ministrja që firmosi largimin e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.