15:56 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nikollë Lesi i del në krah Frangajt dhe sulmon Bushatin: Hyri në gazetari me këpucë të grisura

16:21 | 19/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nikollë Lesi i del në krah Frangajt dhe sulmon Bushatin: Hyri në gazetari me këpucë të grisura

Botuesi i gazetës “Koha Jonë” dhe një prej gazetarëve më me eksperiencë në vend, Nikollë Lesika ndërhyrë në debatin e ditëve të fundit mes pronarit të TV Klan dhe ABC NewsAleksandër Frangajt, Andi Bushatit si dhe Armand Shkullakut sa i takon lëvizjeve në këtë grup mediatik.

Lesi kthehet në kohën kur punonte me Frangajn dhe shkruan se ” E ka filluar profesionin e gazetarit që student, me një palë këpucë të grisura si dhe unë; punoi, iu privua liria me burg bashkë me kolegun dhe mikun tim Martin Leka në kohën e Berishës së I-rë. U ndamë në korrikun e vitit 1996 për arësyet që tashmë i kam bërë të ditura publikisht dhe që këto ditë, më në fund, del nga shtypshkronja libri im “Kështjella e Medias”, ku edhe Sandri mbetet pjesë e rëndësishme e librit dhe e historisë të së parës media të lirë në Shqipëri, “Koha Jonë”.

Ja çfarë shkruan Nikollë Lesi në shkrimin me titull “Dueli Frangaj-Bushati”:

Aleksandër Frangaj është një ish-gazetar “Koha Jone”, ish-ortak dhe ish-mik i imi. E ka filluar profesionin e gazetarit që student, me një palë këpucë të grisura si dhe unë; punoi, iu privua liria me burg bashkë me kolegun dhe mikun tim Martin Leka në kohën e Berishës së I-rë. U ndamë në korrikun e vitit 1996 për arësyet që tashmë i kam bërë të ditura publikisht dhe që këto ditë, më në fund, del nga shtypshkronja libri im “Kështjella e Medias”, ku edhe Sandri mbetet pjesë e rëndësishme e librit dhe e historisë të së parës media të lirë në Shqipëri, “Koha Jone”. Po i tregoj të gjitha këto si një hyrje se pse po futem në këtë debat të ditëve të fundit ku Aleksandër Frangaj me TV Klan dhe Abc news po bëhet epiqendra e debatit publik. I sqarova për një lexues që nuk e njeh historinë e medias së pas vitit ’90. Jo për Andi Bushatin dhe miqtë e mijë, kolegë, miq apo jo miq.

Sandri është bashkëprodhim i të gjithëve ne. Edhe i joti miku im Bushati. Siç jemi edhe ne bashkëprodhim të njëri tjetrit, të cilët vijmë nga ai brez gazetarësh i pas’viteve ’90. Atëhere ishim idealistë, kurajoz, pasionantë, disi profesionalistë, nuk shikonim nëse gazeta ishte e imja me Sandrin, por edhe ju, si të gjithë, e ndjenit veten “bashkëpronarë”. Dhe natyrisht që ato lekë, aqsa vinin nga shitja dhe reklamat ndaheshin pothuaj bashkë, përveç rrogave që ishin detyrim. “Koha jone”, ti e di se u bë më e madhja e medias së shkruar, asokohe. Arriti në 88 mijë kopje shitje në një ditë në kohën që Ben Blushi ishte kryeredaktor. Apo jo miku, Bushati?

Në foto: Nga e djathta, Andi Bushati, Aleksandër Frangaj, Armand Shkullaku dhe Nikoll Lesi , viti 1995 ( në shtypshkronjë, duke pritur daljen e gazetës “Koha Jonë”)

Ishte kohë për gazetari!


Ndonëse u ndamë, edhe me ju, prapë mbetem miq. Jeta ofroi mundësi të reja, edhe për Klan-in tuaj. Dhe ecët mirë, profesionalisht. Ju shkuat me Sandrin. Ti dhe disa miq të mijë shumë të mirë. Unë bëra gabim që u futa edhe në politikë. E bëra atë gabim dhe nuk do më varni, besoj! Por ama kërkova në parlament që të bëhet një ligj për hetimin e burimeve financiare në media. Besoj e mbani mend? Dolën gazeta të reja në treg në vitin 1998 e më pas. Tregu i medias u bë më plural, lajmi ishte më i bollshëm për publikun. Konkurenca u hap, porse në pak muaj u dreqos. Disa botues të ardhur nga bota e biznesit e sakatuan tregun e medias. Ne mund të kishim gabime, por konkurenca ishte te cilësia dhe kurajo e shkrimeve. Nuk kemi përdorur, as unë e Sandri, konkurencë të padrejtë. Të paktën deri kur nuk kishte hyrë në media bota e biznesit, sidomos biznesi kriminal.

Sandri nuk vjen nga bota e biznesit. Vjen si ti dhe unë, pa biznes, pa lekë. Por me kurajo, idealizëm, profesion. Natyrisht që zgjerimi i medias dhe konkurenca e pandershme, për fajin tonë që nuk luftuam fort, për fajin e politikës që donte ta denigronte forcën e pushtetit të katërt, për fajin dhe të ndërkombëtareve të cilët kurrë nuk kërkuan një “dekriminalizim” në media; pra sollën një denatyrim të tablosë mediatike shqiptare. Natyrisht që Sandri për ti bërë ballë këtij ekspansioni biznesi shantazhues, por edhe jo kriminal që hyri në media pa rregulla ligjore konkurence, u detyrua të përshtatej ose thuaj pak më troç, manovroi në një treg kaosi të cilin e solli kastile politika.

Më vonë, pushteti mikloi, pothuaj të gjithë. Nga pak, porse hodhi kocka për mbijetesë për mediat e pa kapura, në formë reklamash të diktuara. Unë qëndrova në median time me idenë utopike të dikurshme, por që mundohesha të lundroja nëpër dallgët e një konkurence brutale antiligjore. Edhe Sandri ishte në një betejë për jetë a vdekje si media, si profesion me hyrjen e biznesit, siç ta thashë, bile po e përsëris, biznesit kriminal. Nuk po them për të gjithë, porse për një pjesë të madhe të biznesit që hyri në media jo për kënaqësi profesioni apo për t’i shërbyer publikut. Hyri për tenderime, ofertime, për miliona dollarë pazare me pushtetin në këmbim të shërbimit mediatik ndaj klasës politike në fuqi.

Nëse nuk do lejohej nga media, ligji, kurajo jonë, pra e të gjithëve do të kishim tablo tjetër mediatike. Do ishte si në Perendim, pothuaj. Konkurenca mund të më nxirrte jashtë loje, edhe mua. Edhe Sandrin. Edhe të tjerë. Por do të ishte nxjerrje me rregulla loje, ligjore. Saliu i II-të, kur unë dola nga media i dorëzuar prej kësaj konkurence të pandershme, ndryshoi taktikë. Jo më dajak, si dikur. Me flirte me botues e biznesmenë-botues. Deti i ndotur i medias së “lirë” u mbush plotë me varkëtarë mediatikë biznesmenë. Apo jo zoti Bushati? Edhe Sandri do mbijetonte. Ose do dorëzohej si unë. Ai nuk u dorëzua.

Ti prapë te Sandri punove! Nuk fole.
Më pas “deti meditiak” u mbush plot “peshkaqen”. Të gjithë donin të hanin, donin ushqim. Duheshin lekë për zhvillim teknologjik, para për rrogat, për naftë, për gjithçka. Biznesmenët e firmave të ndërtimit dhe me tenderime me fonde bashkisë së Tiranës apo rrugësh nacionale, po ktheheshin në “balena mediatike”. Hanin edhe “peshkaqenin”. Media u bë me digjitale, më e sofistikuar, por fatkeqsisht, edhe më e pistë. Në shumicën e rastëve. Jo të gjithë.

Ju tashmë ikët! Por ishte vonë, zoti Bushati. Tani “peshkaqenët” londrojnë e lundrojnë duke u bërë njësh me pushtetin. A ka zgjidhje? Natyrisht që po, por të dhimbshme. Si dekriminalizimi në politikë ka nevojë, para se gjithash, dekriminalizim në media.

A do bëhet zoti Bushati ky dekriminalizim? Fatkeqsisht besoj se jo. Ndaj mos iu turr Sandrit! (A.R/SHUPLAKA)

 

Lesi, Shkullaku, Frangaj dhe Bushati kur punonin te “Koha Jonë”:

frangaj-1

Etiketa: frangajkoha jonelesishkullaku
Pas

Analiza e Policisë së Tiranës, gjatë 2016-ës 6 vrasje dhe 16 aksidente fatale më shumë në kryeqytet

Para

4 të vdekur dhe 25 të plagosur nga orteku në Itali, “Mbrojtja Civile” vijon kërkimet nga ajri (AKSIONI LIVE)

Para
4 të vdekur dhe 25 të plagosur nga orteku në Itali, “Mbrojtja Civile” vijon kërkimet nga ajri (AKSIONI LIVE)

4 të vdekur dhe 25 të plagosur nga orteku në Itali, "Mbrojtja Civile" vijon kërkimet nga ajri (AKSIONI LIVE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Qeveria shpalli programe 1 ditë para zgjedhjeve, fali gjobat”/ Raporti i vëzhguesve të ODIHR, Zannier: Zgjedhjet e 11 majit, në kushte të pabarabarta garimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me Ambasadorin e Katarit, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar ndërkontinental

Votat e Diasporës/ PS merr kryesimin, socialistët numërojnë 2309, ja sa ka grumbulluar Partia Demokratike

Misioni i OSBE-ODHIR: SPAK luajti rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR raport paraprak: Disa e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar mirë, pati disa incidente

Përmeti në momentet e fundit të numërimit, PS-ja kryeson me diferencë të thellë votash

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ 17 në Klos, largohen komisionerët e PD! Pretendojnë se ka shkelje

“Mundësia” i merr një mandat PD në Tiranë, si paraqiten rezultatet deri tani

Gara e fortë për listën e hapur në Tiranë, emrat që po përplasen brenda PS dhe PD

Përfundon numërimi në Cërrik, Partia Socialiste fiton me diferencë të thellë ndaj PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.