17:42 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjerimi me 12 milje në detin Jon, flet ministri i Jashtëm Grek: Dje kam njoftuar kryeministrin shqiptar dhe BE-në

09:23 | 27/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i Jashtëm grek, kërkesë Prokurorisë Shqiptare: Zbardh sa më shpejt vrasjen e Kacifas

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka folur në lidhje me projektligjin grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Ministri i Jahtëm grek ka bërë me dije se dje ka njoftuar BE dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama në lidhje me këtë çështje.

“Kjo çështje do jetë në fokus të bisedimeve në Berlin. Do ja parashtroj çështjen dhe Sekretarit të Natos Stoltenberg.”- ka thënë Dendias.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të mërkurën në Parlament se qeveria së shpejti do të paraqesë një projekt-ligj që zgjat ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon nga gjashtë në 12 milje detare.

Mitsotakis tha që Greqia në këtë mënyrë do të ushtrojë një “të drejtë sovraniteti të patjetërsueshme” në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit.

Ai tha se Greqia në të ardhmen mund të zgjasë ujërat e saj territoriale në zona të tjera detare, në përputhje me Konventën për Ligjin e Detit dhe zbatimin e vijës mesatare, ku distanca midis dy brigjeve është më pak se 24 milje.

Mitsotakis po fliste gjatë një debati mbi marrëveshjen e kufijve detarë të Greqisë me Egjiptin dhe një të veçantë me Italinë. Të dy marrëveshjet do të vendosen për të votuar ditën e enjte. Duke folur për marrëveshjet, ai tha “ato kanë rëndësi të madhe historike dhe politike”, raporton Kathemerini.

Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i cili sipas tij do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

Kryeministri Edi Rama pak më parë ju përgjigj komentuesve në mediat sociale, për deklaratat e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias për të zgjeruar ujërat e saj territorial në 12 milje detare në detin Jon.

“Te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur”, shkruan Rama në përgjigjen e tij, pas ngacmimit të komentuesit.(LEXO KËTU)

Etiketa: deti jonedi rama
Pas

Çmèndet djali në Fier, gòdet babain me gurë në mes të natës: Pse u zgjove tani?

Para

E dashura modele e Brad Pitt është fiks si Angelina Jolie kur ishte e re! (FOTO)

Para
Mashkulli që nuk njeh moshë! Brad Pitt i lë të gjithë pa fjalë me pamjen e tij pas karantinës (FOTO)

E dashura modele e Brad Pitt është fiks si Angelina Jolie kur ishte e re! (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Mbytet kapiteni i anijes turistike gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë

Episod i ri mes Macron dhe Brigitte, Zonja e parë e Francës nuk i jep dorën bashkëshortit teksa ajo zbret nga avioni në Londër

Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

Lojtari i Realit: Shpresoj të qëndroj këtu, Madridi planet tjetër

Shqipëria U-15, zgjidhet trajneri i ri i përfaqësueses

Ksamil/ Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari

Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre nga detyra

Francë/ Zjarr në aeroportin e Marsejës, anulohen disa fluturime

Ervin Salianji nuk humbet kohë, njofton konferencë për mediat në selinë e PD. Ish-deputeti i rikthehet jetës politike

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.