51-vjeçari që u qëllua me armë zjarri në Rrëshen është identifikuar si Anton Keli. Ai ndodhej në automjetin e tij kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se Keli është nipi i Tonin Gjinit dhe Preng Gjinit, njëri i vrarë dhe tjetri i plagosur në atentat.
Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit. Ai ishte arrestua vitin e kaluar (12 maj 2018) si pjesë e grupit të baronit të drogës dhe u mbajt pak kohë në paraburgim.