Nipi i Zani Caushajt, Ervis Caushaj ka reaguar ndaj ish-kryeminstrit Sali Berisha. Ai i ka theksuar Berishës se në ’97 në Vlorë erdhi nga politika që kishte ai. Duke iu drejtuar Berishës ai i ka thënë se ky i fundit ka vrarë në mes të bulevardit katër protestues të pambrojtur dhe ka shkaktuar Gërdecin.
Ervis Caushaj i ka theksuar Berishës se kontributi i tij për këtë vend është mëse i ditur nga të gjithë qytetarët vlonjat dhe veçanërisht nga personat që duan të punojnë dhe të japin më të mirën për qytetit.
“Të nderuar miq dëshiroj që të jap një shpjegim për statusin e postuar nga zoti Sali Berisha. Së pari përkatësia politike e çdo individi është e drejt e një vendi demokratik, nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh . Kontributi im për këtë vend është mëse i ditur nga të gjithë qytetarët vlonjat dhe veçanërisht nga personat që duan të punojnë dhe të japin më të mirën për qytetin e Vlorës. Si një qytetar i Vlorës kam rendur drejt bashkëpunimit për ta bërë qytetin tim një vend ku fëmijët tanë të shikojnë një të ardhme të sigurt. Po shkojmë shtëpi më shtëpi të pa trembur dhe me kokën lartë për të treguar se ne jemi ata që mund ti gjendemi pranë çdo individi , ne jemi ata që kemi bërë dhe jemi duke bërë për të ndërtuar Vlorën qe duam. 97 në Vlorë erdhi nga politika që ju bëtë zoti Berisha.Mos vallë keni qenë ju iniciatori i saj?! Ju ishit ai që vratë në mes të bulevardit katër protestues të pambrojtur ,ju ishit ai që shkaktuat Gërdecin . Ju kujtoj që të ktheni kokën mbrapa dhe të shikoni se nuk jam unë personi që kam përkrahur krimin por e luftoj dhe jam duke e luftuar për ta zhdukur plotësisht. Prandaj përpara për të luftuar këta pjella të çmendurisë së diktaturës që ka 27 vjet që mbjell farën e keqe , duke helmuar mendësitë e shqiptarëve dhe duke mos i lënë të ecin përpara!”, shkruan Ervis Caushaj. (J.V/Shuplaka)