10:45 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP: 9 kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

14:34 | 01/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP: 9 kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Sot ky organ i cili do të monitorojë të gjithë procedurën e përzgjedhjes së prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë ka bërë thirrje publike për kandidatët që do të bëhen pjesë e procesit dhe që plotësojnë kriteret e miratuara në rregulloren e re.

Sipas njoftimit të KLP-së kandidatët duhet:

1. Të kenë 15 vjet përvojë pune si juristë të spikatur;
2. Të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të kenë gradë shkencore në drejtësi;
3. Të mos kenë mbushur moshën e daljes në pension sipas nenit 64, pika 3 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
4. Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike;
5. Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike;
6. Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
7. Të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
8. Të mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës;
9. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

Emri i ri që do të dalë pas përfundimi të këtij procesi do të zëvendësojë Arta Markun e cila mban këtë pozicion prej më shumë si një viti si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Gjithashtu mësohet se Marku me shumë mundësi do të jetë pjesë e garës për të qëndruar sërish në këtë pozicion.

Ndërkohë përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Etiketa: 9 kriteretarta markugara per prokuror te pergjithshemkandidatetKLPkriteret
Pas

Pezullohen punimet te ‘’Arena Kombëtare”, dështon reklama e Edi Ramës

Para

Nisin punimet në Kamëz, si parashikohet të lëvizin mjetet për 2 muaj

Para
Nisin punimet në Kamëz, si parashikohet të lëvizin mjetet për 2 muaj

Nisin punimet në Kamëz, si parashikohet të lëvizin mjetet për 2 muaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

Halit Valteri paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar.

Sulmi ndaj SPAK: GJKKO lë në burg ish-zyrtarin Zambak Gjoni

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Konstituimi i Kuvendit, detyrë e të gjithë deputetëve

Goditet një rast i shitjes së lëndëve të forta narkotike, në qytetin e Vlorës.

Gjykata e Lartë vulos sekuestron ndaj banesës në Qerret, rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.