Ka nisur ditën e sotme në Gjykatën e Kurbinit gjyqi ndaj tre të ndaluarve për vrasjen e 31 dhjetorit 2017, ku humbi jetën 16-vjeçari Klejdi Gjeta.
Ngjarja ndodhi në lagjen Sanxhak të Laçit ku Gjeta kishte hipur në tarracën e shtëpisë ku gjeti vdekjen nga një plumb në kokë.
Për këtë ngjarje janë ndaluar 3 të rinj me lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.
Në seancën e sotme nuk kanë munguar përplasjet e familjarëve të të akuzuarve me mediat.
Ata kanë fajësuar mediat se kanë përhapur panik dhe kanë manipuluar ngjarjen në bashkëpunim me policinë.
Fax News raporton se familjarët janë shprehur:
” Media i ka bërë kriminelë të afërmit tanë. Ngjarja është manipuluar nga mediat dhe policia. Mos përhapni panik”.
Të ndaluarit për vrasjen e 16-vjeçarit Klejdi Gjeta janë tre kushërinjtë: Alban, Ernis dhe Arbër Lika.
(F.G/Faxweb)