Mësohet se Prokuroria ka nisur hetimin pasuror për Dashamir Xhikën, Aksel Qurdukën dhe Albens Aliten, tre të akuzuarit për skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Prokuroria do të marrë në pyetje zyrtarë të policisë dhe të krimit ekonomik.
Ditët e fundit kanë dhënë dëshminë e tyre ish-ministrave Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj si dhe Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët e rrugës Tiranë-Elbasan, shkon në 37 milionë dollarë.
(E.L/Faxweb)