Sikundër u njoftua rreth pesë ditë më parë, është vendosur së fundmi për nisjen e ekspertimit të pajisjes dyshuese që iu kap izraelitit në Rinas.
Prokuroria ka caktuar ekspertët për pajisjen të dyshuar si përgjuese, e cila do të ekzaminohet. Pas përfundimit të ekzaminimit të saj, pritet që të vendoset për fatin e Yoram Frig.
Në vijim të hetimit për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike, Gjykata e Tiranës i ka bllokuar pasaportën shtetasit izraelit.
Ai u ndalua nga autoritetet shqiptare në Rinas më 24 mars, pasi u kap me një pajisje të dyshuar si përgjuese gjatë një kontrolli rutinë në aeroport. Përgjatë ditëve në vijim u përfol se Frig ishte i punësuar nga një biznesmen shqiptar, që mendohet se është Tom Doshi.
(XH.A/SHUPLAKA)