Nga data 7-14 Shkurt është “Java e Martesës”, e cila organizohet prej 9 vitesh edhe në Shqipëri.
Në themel të kësaj lëvizjeje është forcimi i ‘institucionit’ të martesës si gur themel për familje të forta.
Java e Martesës është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, që çdo vit rreth 2 milionë njerëz marrin pjesë në aktivitete të Javës së Martesës në rreth 30 vende në katër kontinente!
Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familjet e forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme. Problemi është se shpesh jemi shumë të zënë për t’i dhënë martesës kujdesin që meriton. Java e Martesës synon t’u kujtojë çifteve të martuara në Shqipëri t’i japin prioritet njëri-tjetrit. Aktivitet e Javës së Martesës kanë si qëllimin të inkurajojë çdo çift, pavarësisht nëse janë të sapomartuar apo gjyshër, që të investojnë kohë dhe energji për forcimin e martesës së tyre. Në martesë, ashtu si në shumë gjëra të tjera, janë investimet e vogla që sjellin ndryshim të madh!
Kjo lëvizje tashmë mund të gjendet lehtësisht:
* Përmes informacioneve dhe këshillave në faqen tonë në Facebook – Java e Martesës, e cila ka me mijëra ndjekës.
* Revistës “Java e Martesës” (porositet tek [email protected]), e cila arrin dhjetëra mijëra çifte në Shqipëri dhe Kosovë çdo vit.
*Prodhimit dhe promovimit të librave, resurseve dhe kurseve trajnuese, të cilat i ndihmojnë çiftet të rriten në dashuri dhe në njohje.
*Përfshirjes së dhjetëra organizatave dhe kishave që organizojnë mbrëmje romantike dhe seminare martese dhe aktivitete për çifte çdo vit.
*Nëpërmjet medias – duke rritur ndërgjegjësimin e çifteve të kudondodhura që: “Po, mund të keni vërtetë një martesë shumë të mirë!”.